BERAT- 2 makina janë pëplasur me njëra tjetrën në hyrje të Kuçovës.
Makina tip “Benz” me targa Br 22 44 B është përplasur me mjetin tip BMV me targa AA 529 JH .
Nga përplasja “Benzi” ka përfunduar në kanal. Kanë qenë banorët e zonës që kanë mundur të nxjerrin drejtuesin e makinës së rënë në kanal dhe ai po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin e Beratit jashtë rezikut për jetën.
Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Komento