BERAT- Një 26-vjeçar i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar në Berat. Në sajë të operacionit policor “Porosia” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Genti Hysa.
 
Sipas policisë së Beratit, në bashkëpunim me 2 shtetas të arrestuar kanë transportuar lëndë narkotike nga Tirana në Berat.
 
Fillimisht Genti Hysaj mundi t’i shpëtojë arrestimit në momentin e ndalimit të bashkëpunëtorëve të tij, por pak më vonë ka rënë në prangat e policisë.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)