BERAT- Shefi i financës në komunën Çepan të Beratit u arrestua pas një hetimi nga prokuroria, pasi kishte organizuar një tender fiktiv, vetëm me një konkurrues në shfrytëzimin e lëndës drusore.
Gjykata e Beratit, pasi u njoh me dosjen e akuzës vendosi ta arrestojë shtetasin Saimir Bego për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
Nga hetimi rezulton se procedura e tenderit e zhvilluar ishte e pabarabartë, pasi në të ka qenë vetëm një operator ekonomik, subjekti “M....” SHPK. Dy subjektet e tjera nuk kanë qenë pjesëmarrës në këtë procedurë tenderi dhe nuk kanë pasur dijeni apo njoftim për zhvillimin e saj.
Prokuroria pretendon se me urdhër të 41-vjeçarit, janë plotësuar nga shtetasi H.D. ofertat ekonomike të dy subjekteve dhe janë futur në dokumentacionin e tenderit, ndërsa subjektet kanë konfirmuar se nuk kishin dijeni.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com