BERAT - Një 21-vjeçar është qëlluar katër herë me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital, pasi nuk u ka rezistuar dot plagëve të rënda të marra gjatë plagosjes. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:00 në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Beratit dhe viktima është Elidon Zotka.
21-vjeçari është grindur me disa bashkëmosharë të tij në lulishten e kësaj lagje, ndërkohë që tre persona dyshohet se kanë qëlluar ndaj tij me thikë. I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, ku ka humbur jetën pa mundur të marrë ndihmën e parë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekseprtë të policisë, të cilët nisën hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Policia e Beratit ka shoqëruar Ervis Xherimeja, Avdi Hyka dhe Erjon Efkiu 23 vjeç, pasi janë të dyshuarit kryesorë si autorë të vrasjes së 21-vjeçarit Elidon Zotka.
Policia e Beratit ende nuk ka dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që pistat e ekspertëve janë fokusuar në një grindje të çastit për motive të dobëta.
Sipas policia ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen më tej të ngjarjes, që çoi në vdekjen e 21-vjeçarit. Mësohet se Elidon Zotka vetëm një muaj më parë ishte kthyer nga Greqia ku kishte jetuar prej disa vitesh.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com