Atentat i dështuar në Berat, 46-vjeçari qëllohet me kallash teksa lëvizte me mjet! Gjendet makina e djegur e 3 autorëve! Pistë hetimi hakmarrja dhe prishja e pazareve të drogës (EMRI)

BERAT- Një 46-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një atentati të organizuar ndaj tij në fshatin Dushnik në Berat. Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet pranë një shkolle private, kur 3 persona kanë qëlluar ndaj tij me breshëri plumbash. 46-vjeçari me precedent të mëparshëm penal ka arritur që t’i shpëtojë atentatit që ishte planifikuar për eliminimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik. Autorët e kanë zënë në pritë 46-vjeçarin dhe kanë hapur zjarr ndaj tij, por pa ia arritur qëllimit për ta vrarë. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Kozare, aty ku është gjetur edhe mjeti i djegur. Report Tv dhe Shqiptarja.com siguruan foto të mjetit të shkrumbuar të autorëve, Hunday Tuskon, brenda të cilit është gjetur edhe një kallashnikov i djegur.

Halili nuk është një emër i panjohur për autoritetet e drejtësisë. 46-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasjen e Sokol Kaloshit në fshatin Rremas të Lushnjës. Halili ka vuajtur 14 vite burg për vrasjen dhe është liruar në vitin 2010 dhe më pas u largua për disa vite drejt Italisë. Burime për gazetaren e Report Tv, Mimoza Sinanaj bëjnë me dije se po hetohet në dy pista, në atë të hakamarrjes për vrasjen e Kaloshit dhe në atë të larjes së hesapeve, për pazaret e prishura të drogës në shtetin italian.

"Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit që drejtohej nga shtetasi Altin Halili 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve. Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier  dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj", njofton policia. 

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Njëkohësisht është ngritur edhe grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë dhe në ndihmë të DVP Berat kanë ardhur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Fier.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, duke ngritur postblloqe të shumta në qytetet Berat, Kuçovë, Lushnje e Fier. Dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë arsye janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Atentati në Berat, Report Tv sjell videon e mjetit të shkrumbuar të autorëve

Report Tv sjell videon e mjetit të djegur të autorëve të atentatit në Berat.

Pasi qëlluan në drejtim të 46-vjeçarit Altin Halili në fshatin Dushnik, autorët janë larguar në drejtim të fshatit Kozare ku edhe kanë djegur mjetin.

Policia po punon për arrestimin e tyre.

Ora 19:01
I shpëtoi atentatit sot në Dushnik të Beratit, kush është Altin Halili? I dënuar për vrasje, në 2010 u lirua nga burgu

1724691726_vendingjarjesberat.jpg

Altin Halili, 46 vjeçari që i shpëtoi atentatit sot në Berat, është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

Për këtë edhe ka vuajtur dënimin prej 15 vitesh me burg prej të cilit ka dalë në vitin 2010.

Halili ka vrarë Sokol Kaloshin në fshatin Rremas të Lushnjes.

Në fshatin Dushnik pasditen e sotme u qëllua me armë ndaj Altin Halilit i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Më pas u gjet një automjet i djegur në fshatin Kozare të Beratit, që dyshohet se u përdor nga autorët për atentatin e dështuar ndaj Halilit. 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ska me profesioniste: 26/08/2024 19:17

    Shenjester e kollajte , gjynah qe shpetoj

    Përgjigju
    • Berat: 26/08/2024 19:22

      Do jet muabet I fresket ky, sdo ket lidhje me vrasjen ne lushnje

  • XXX: 26/08/2024 18:17

    Ta kishin qëruar do kishin bër mirë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë

Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë