Berat, "mal" me plehra te tregu
industrial, mungojnë kazanët

Berat, "mal" me plehra te tregu<br />industrial, mungojnë kazanët
BERAT - "Lagja 30-vjetori" tek tregu industrial është pushtuar nga plehrat e hedhura nga qytetarët në mes të rrugës për shkak se kazanët e plehrave janë hequr nga banorët e zonës.
 
Një situatë kaotike po ndodh në lagjen 30-vjetori pranë tregut industrial, ku një mal me mbeturina ka pushtuar gjithë zonën, duke krijuar një ndotje masive. 
 
Këto plehra prej kohësh hidhen çdo ditë në tokë nga shitësit në treg nga bizneset, që ndodhen aty pranë, por edhe nga vetë banorët, duke u bërë pjesë e jetës së tyre, pasi qëndrojnë gjithmonë aty.
 
Sipas tregtarëve, ata detyrohen t'i hedhin plehrat në tokë për shkak se kazanët janë hequr nga vetë qytetarët, duke i zhvendosur nga lumi. Mbeturinat këtu shtohen çdo ditë duke shtuar edhe rrezikun e shfaqjes së ndonjë sëmundjeje. 
 
Banorët e lagjes dhe bizneset i bëjnë thirrje instancave përkatëse, që të reagojnë përballë këtij problemi, sepse gjendja në këtë vend po përkeqësohet çdo ditë duke shfaqur  rrezikun e ndonjë epidemie. 
 
Por duket se kërkesat e tyre po bien në vesh të shurdhër, sepse edhe në këtë sezon veror, ku rreziku i sëmundjeve është më i madh ende nuk janë marrë masa për pastrimin e plehrave. 
 
Shitësit në treg ankohen se edhe klientët po largohen, pasi janë shtuar tepër edhe insektet, duke e bërë të pamundur kalimin e qytetarëve në këtë rrugë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator