Janë dashur pak minuta reshje që një qyteti i Beratit të kthehet në depozitë balte dhe mbetjesh të shumta. Shkak për këtë është bërë çarja e tubacioneve të ujërave nga shiu, të cilat kanë bërë që i gjithë uji të dalë në rrugë të qytetit, e për pasojë të mbushë me ujë e baltë edhe disa banesa.
Është kjo situata një ditë pas përmbytjes së shkaktuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Beratit. Si rezultat i rreshjeve të shiut mjaft intensive, uji vërshoi gati në të gjitha rrugët kryesore të qytetit, duke u futur madje dhe në katet e para të disa banesave në hyrje të qytetit.
Mëngjesi i së premtes i ka gjetur krejtësisht në baltë rrugët e qytetit, pusetat të bllokuara, ndërsa në ish sheshin e agjencisë vërshimi i ujit ka qenë aq i madh sa ka çarë rrjetin kryesor të ujërave të larta.
Në këtë aks rrugor qarkullohet vetëm me një sens. Shefja e zyrës së Emergjencave Civile, pranë bashkisë së Beratit, Flutura Mbrati bënë me dije se pasi u verifikua gjithë situata, ka nisur puna për të bërë të kalueshme rrugët dhe zhbllokuar pusetat.
Reshjet e shiut të rëna me intensitet në ditën e djeshme, prurjet e mëdha nga përrenjtë sollën përmbytje dhe bllokim të pusetave. Aktualisht kemi dy banesa tek MCR-ja që personeli i MZSH-së ka shkuar dhe po bën larjen e banesave dhe hapjen e rrugës që të funksionojë normalisht.
Flutura Mbrati, Shefe e zyrës së Emergjencave Civile
Situata e përmbytjeve në Berat është e përsëritur për shkak të tubacioneve, të cilat nuk janë të kapacitetit për të përballuar sasira të mëdha uji, siç janë ato të cilat vërshuan një natë më parë.
Komente









