Berat - Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë pasi shisnin kokainë dhe kanabis në doza.
Ata u kapën nga uniformat blu teksa ishin duke lëvizur me makinë në aksin rrugor “Dimal-Kuçovë”.
Lënda narkotike e gjetur nga kontrollet në automjet u sekuestrua si provë materiale.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se 2 shtetas lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Dimal-Kuçovë”, për të shitur lëndë narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat mundësuan lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin N. Ç., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. Q., 28 vjeç.
Nga kontrolli në këtë automjet u gjetën sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen nga 2 shtetasit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa 28-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Komente










