BERAT - Numri i pamjaftueshëm i votave në Këshillin Bashkiak ka shtyrë vendimin për privatizimin e shërbimit urban në qytetin e Beratit.
 
Me mjete krejtësisht të amortizuara, të pakolauduara, të pasiguruara  dhe me një ndërmarje të zhytur në borxhe, shërbimi urban në qytetin e Beratit vazhdon të ofrojë kushte të vështira në transportin e udhëtarëve në rrugët e qytetit.
 
Disa herë në këshill është diskutuar mundësia për privatizimin e shërbimit urban, por vendimi për privatimin e këtij shërbimi nuk është marë, pasi i është lënë kohë parkut të autobuzëve të dal nga situata dhe të ketë performancë më të mirë.
 
“Fakti është që ndërmarrja e shërbimit urban ka punuar dhe vazhdon të punojë në kushte jo të mira për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, për shkak të fuqisë punëtore, e cila ka qenë fillimisht rreth 67 punonjës dhe pastaj duke rënë numri për pamundësi të fuqisë paguese.”-tha kreu i bashkisë së Beratit Fadil Nasufi.
 
Privatizimi i këtij shërbimi, pritet ti japë zgjidhje edhe këtij problemi mjaft shqetësues për qytetarët Beratas.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)