Një 42- vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi tentoi t’i vendoste zjarrin pyllit në lagjen “Kala”.

Në pranga ka përfunduar Asqeri Pashallari, të cilit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 çakmak, 2 thika, dhe një lupë zmadhuese.

pirromani berat sendet e kapura

Njoftimi i policisë:
Seksioni për Krimet ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Asqeri Pashallari 42 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke tentuar t'i vëjë zjarr pyllit me pisha në lagjen “Kala”.

Gjatë kontrollit personal iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale

2 thika,

1 çakmak,

1 lupë zmadhuese, dhe disa sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 151, 279/1 të Kodit Penal.

pirromani berat sendet e kapura

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com