Berat, tërmeti i fundit i rrënoi
shtëpinë, familja apel për ndihmë 

Berat, tërmeti i fundit i rrënoi<br />shtëpinë, familja apel për ndihmë 
BERAT-Tërmeti i rënë pak kohë më parë ka lënë në qiell të hapur familjen e Elezi në fshatin Palikesh të rrethit të Beratit.
 
Kjo familje është prekur disa herë nga fatkeqësitë natyrore, por asnjëherë nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.
 
Sot Burbuqe Elezi jeton në varfëri të plot dhe më shtëpi të rrënuar. Përveç problemeve që ka me shtëpinë ajo ka edhe dy fëmijë të sëmurë të cilët trajtohen me ilaçe.
 
Ndërkohë që zonja e shtëpisë e vetme, pasi burri i saj ka ndërruar jetë prej disa kohësh, përballet me vështirësi për jetën pasi e ka të pamundur të jetojë me ndihmë ekonomike pasi ilaçet e fëmijëve kanë kosto shumë të lartë.

‘’Mua më ka rënë shtëpitë. Ra tërmeti në ’95. I rrënoi, më erdhi komisioni më tha do të ndihmojë. Aplosutisht asnjë çokollatë jetimëve të mi. Shpërtheu reparti. Sërish asnjë çokollatë nuk kam parë.  Ra tërmeti tani dhe kanë ardhur çunat Komunës për 5 minuta. Më vjen emergjenca që i filmon thotë janë të pabanueshme. Shkoj në qark në bashki, kur të bëhen procedurat. Kur të vdesë unë së bashku me djalin do bëhen procedurat. Që të më zërë shtëpia brenda. Leketë e kampit nuk ëm dalin që të çooj djalin lart e poshtë’’,-u shpreh Elezi.

‘’Quhem Rakip Elezi. Jam i operuar nga koka. Ju lutem, kërkoj ndihmë’’,-bëri apel djali i Burbuqes. 

Pavarësisht se Emergjencat Civile ia kanë nxjerrë të pabanueshme shtëpinë edhe sot e kësaj dite familja Elezi nga Pelikashi i Beratit nuk ka përfituar asgjë nga shteti.

[gallery]20987[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi