BERAT- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për dënimin e mjekes me dy vite shërbim prove, e cila u akuzua për vrasjen e 3-vjeçares Iza Dërrasa 5-vjet më parë.
Ndonëse prokurori Dritan Gripshi kërkoi në 2018 për mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi 4-vite burg dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit. Gjykata e Beratit vendosi dënimin me një vit burg për mjeken për kryerjen e veprës penale "Mjekim i Pakujdesshëm", dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për dy vjet, por dënimi iu konvertua në shërbim prove.
Disa ditë më parë, Gjykata e Apelit Vlorë e mbylli gjykimin e saj, ndërkohë që dje ky vendim u ekzekutua edhe nga Prokuroria e Beratit. Që prej ditës së sotme fillon edhe ekzekutimi i vendimit për mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi, e cila do të kryeje dy vjet shërbim prove.
Prindërit e vajzës që humbi jetën në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, Zhevair dhe Anila Dërrasa nuk janë dakord me këtë vendim të dhënë edhe nga apeli i Vlorës dhe kërkojnë "burgim" për mjeken që i mori jetën vajzës së tyre. Ata deklarojnë se do ta ndjekin çështjen edhe në instanca më të larta dhe nuk do të gjejnë asnjë ditë paqe derisa mjekja të dënohet me burgim për krimin e kryer. Ata akuzojnë mjeken Shpresa Karkanjozi se edhe pse nuk duhet ta ushtronte më profesionin si mjeke, nuk ka reshtur asnjë ditë së punuari fshehurazi brenda ambienteve të një farmacie në qytet. Mes lotësh e dhimbjeve dhe pas dergjjes prej 5-vjetën në sallat e gjykatave, ata kërkojnë drejtësi për vdekjen e vajzës së tyre.
3-vjeçarja Iza Dërrasa gjeti vdekjen në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ishte e shtruar prej 2-ditësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në 23 Janar 2017,kur vogëlushja Iza Dërrasa ndërroi jetë, për shkak të mjekimit të pakujdesshëm dhe neglizhencës së mjekëve të këtij Reparti.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
52.8%
-
JO
41.8%
-
NUK E DI
5.4%
Vota total: 1068
Lajme të tjera
-
20 ditë me patentë, eksperti për aksidentin tragjik në Berat: 25-vjeçarja s’kishte aftësi për t’i dhënë makinës, lejet e drejtimit të mos jepen pa meritë
29 Qershor, 12:47
-
Humbi jetën me djalin në aksident, nëna 25-vjeçare vetëm 20 ditë me patentë! Bashkia Berat riparon kangjellat: Shërbenin vetëm për këmbësorët
28 Qershor, 13:10
-
VIDEO e re nga aksidenti tragjik në Berat/ 25-vjeçarja po parakalonte, devijoi për të shmangur kamionin e përfundoi në lumë! Humb jetën së bashku me djalin 6-vjeç!
27 Qershor, 14:44
-
Ekskluzive/ SPAK kërkon t’i sekuestrojë pasurinë, flet për Report Tv Bektash Shtëpënja: E kam vënë nga puna me autokombanjë, jam paguar në të zezë
27 Qershor, 13:16
-
Përfshihet nga flakët magazina në Berat! Zjarri shumë pranë fabrikave dhe disa banesave, zjarrfikësit në vendngjarje (FOTO)
26 Qershor, 15:49
-
“Open Cinema”, festa e filmit zbret në qytetin e Beratit! Kinemaja shëtitëse rikthen jetën kulturore në qytetin 2400 vjeçar
24 Qershor, 17:31
-
Fëmijet e lagjes i vënë flakën vilës 3-katëshe, familja në emigrim (VIDEO)
22 Qershor, 20:04
-
Gjyq i pazakontë në GJKKO, 240 fshatarë dëshmitarë! OFL ‘në sitë’ pasurinë e fermerit: E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit! I akuzuari: Punoj me autokombajnë
22 Qershor, 12:36
-
Mungojnë kanalizimet në Kuçovë, banorët në protestë: Kemi 8 vjet që përmbytemi
19 Qershor, 13:00
-
Përkujtohet 25-vjetori i masakrës së Urës Vajgurore! Polici i mbijetuar Shkëlqim Selfaj kërkon dëmshpërblim
17 Qershor, 20:38
-
103 efektivë ushtrojnë kontroll masiv në Berat për zbulimin e parcelave me lëndë narkotike, nuk gjejnë asnjë gram kanabis
17 Qershor, 17:12
-
Tregtonte produkte kontrabandë në market, vihet nën hetim 56-vjecari në Berat
17 Qershor, 16:23