24 orë pas përcjelljes për në banesën e fundit të Tomorr Mançes, 49 vjeçarit nga fshati Dyshnik, i njësisë administative Otllak, familjarët akuzojnë mjeket për neglizhencë gjatë trajtimit të tij.

Familjarët shprehen se gjatë qëndrimit në repartin e Patologjisë ka munguar prezenca e mjekëve.

Sipas tyre 49 vjeçarit i është bërë një skaner, ku nuk ka rezultuar prekja e trurit nga tensioni i lartë, ndërsa gjatë qëndrimit në spital ka marrë mjekim me medikamente dhe serum.

E kishin lënë pas dore nuk e kishin kontrolluar. Vinin infermieret, e pyesnim a ka doktorr? Ata thonin jo është festë, janë pushime. I thash doktori që e ka marrë në patronazh lajmëroje të vij se pacienti po bëhet keq, as një përgjigje asgjë”, shprehen familjarët.

I thash infermieres ju nxi vëllait dora, thonin nuk ka asgjë, i thash ju nxi buza than nuk ka asghë, deri kur i thash më vdiq vëllai më bëni derma, punë 10 minutash vetëm kjo gjë.

Sipas motrave të tij, që i janë ndodhur në orët e fundit, asnjë mjek nuk i është gjetur në dhomë nga momenti i përkeqësimit deri në çastin që ka ndërruar jetë. Familjarët kërkojnë zbardhjen e çështjes duke kërkuar shkaqet e vdekjes, pasi sipas tyre tensioni i lartë dhe diabeti nuk kanë qenë në parametra shqetësues që mund ti merrnin jetën.

Ata më than që tensionin e kishte pak të lart  po diabetin e kishte 160 se i bënë analizat. Dua që të shikohet serumi fundit se ai do i ketë bërë reaksion, se unë vëllanë e gjeta mirë. Dua të gjendet e drejta shkaku i vdekjes” thonë familjarët e 19-vjeçarit.

49 vjeçari vdiq tre ditë më parë në spitalin e Beratit ku u paraqit me tension të lartë dhe diabet. Mjekët pasi i kishin dhënë mjekimin, e kishin nisur për në shtëpi.

tomor mance
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com