Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Veterik, në Bashkinë e Beratit. Flakët kanë përfshirë fillimisht një magazinë të mbushur me materiale dhe prodhime bujqësore, duke u përhapur më pas me shpejtësi drejt banesës dykatëshe ngjitur.
Në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse, zjarri kishte depërtuar në katin e parë të banesës, në pronësi të shtetasit Sokrat Delibashi. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, flakët u lokalizuan dhe u shuan në kohë, duke bërë të mundur shpëtimin e banesës nga djegia.
Si pasojë e zjarrit, magazina me materiale dhe prodhime bujqësore u shkrumbua plotësisht.
Komente











