Tingujt e muzikës Baroke, sollën një mbrëmje ndryshe për personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit e qytetit të Beratit.
Me moton “Turizmi i aksesueshëm për të gjithë”, koncerti “Berati nën yje”, ka për qëllim ofrimin e mundësive të barabarta, integrimin më tej të personave me aftësi të ndryshe, por edhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Ky festival i muzikës së vjetër është zhvilluar në kalanë e qytetit të 1001 dritareve dhe iu dedikua kryesisht muzikës së vjetër, që u performua mrekullueshëm nga sopranoja Ulpiana Aliaj, pianisti Jusuf Beshiri, kitaristi Deniz Bizhga dhe violonçelisti Arben Skenderi.
Më herët koncerti i muzikës baroke është mbajtur edhe në disa qytete të tjera, duke u kthyer në një traditë dhe çdo vit e më shumë po tërheqin interesin e artdashësve dhe jo vetëm.
‘Koncerti jone u organizua nga instituti i kerkimeve urbane ne kuader te projektit turizem per te gjithe, ku ka per qellim per personat me aftesi ndryshe , personat e moshuar te arijne te mundesojne monumentet e kultures te perfshihen ne aktivitete sociale si te gjithe ne te tjeret . Per kete qellim ne kemi organizuar kete event dhe shume komponent te tjera te projektit mundesojne me guida te gjithe keta persona te kene akses aty ku me perpara nuk e kishin .Projekti kerkon disa nderhyrje ne kalane e Beratit nepermjet rampave apo sinjalistikave specifike qe keta persona ti arijne si gjithe ne te tjeret te kene mundesi pervec problematikave te shumta qe kane , te kene momente te dites dhe te mendojne dhe per gjera te tjera per argetimin dhe per kulturen. Infrastruktura aktuale le shume per te deshiruar ka shume probleme , shume pak pjese te Kalase jane te aksesueshme dhe eshte teper e veshtire qe ti shoqerosh keta persona . Por investimi qe do te kryhet nga bashkia e Beratit qe eshte nje nga partneret kryesor te projektit do te mundesoje qe cdo pjese e Kalase do te aksesohet nga keta persona me aftesi ndryshe’, tha Drini Nushi, drejtues i projektit ‘Turizëm for all’.