TIRANE- Arka e shtetit është pothuajse bosh, e kjo për shkak se qeveria Berisha ka shpenzuar rreth 85 përqind të huamarrjes së brendshme vjetore.
Adriana Berberi ish Zv ministre e Financave në një intervistë për A1 Report është shprehur se gjëndja financiare e vendit është mjaft e vështire pasi pritet që deri në fundvit të krijohet një gropë prej 42 mld lekësh nga mosrealizimi i të ardhurave buxhetore .
“Është e vështirë si në pjesën e realizimit të të ardhurave buxhetore, ku hendeku që është krijuar vetëm për 5 mujornin është mbi 15 miliardë lekë, ndërkohë që vlerësimet e mos realizimit të pritshëm të të ardhurave deri në fund të vitit nisur nga ecuria e 6 mujorit mund të shkojnë mbi 40-42 miliardë lekë. Qeveria në ikje mesaduket kishte si objektiv që nëpërmjet përdorimit të fondeve publike të siguronte një votim në favor të saj nga elektorati. Tejkalimi I huamarrjes së brendshme, adresimi i investimeve publike në sektorë jo prioritarë që nuk u shoqëruan me rritjen ekonomike të pritshme çuan në një situatë shumë të vështirë“- tha Berberi.
Ish zv ministrja ka bërë apel qeverisë në largim të jetë e kujdeshme me shpenzimet . Ndërsa ka theksuar se për të dalë nga kjo periudhë e vështirë duhet patjeter që qeveria e re të bejë transparencë .
“Qeveria aktuale të jetë e kujdesshme. Të marrë ato masa që do të merrte një qeveri që do të vazhdonte të qeveriste vendin.”- shtoi më tej ajo.
Sa i takon borxhit publik i cili e ka kaluar tashmë 60%, Berberi tha se ky borxh eshte barrë e rëndë jo vetëm për qeverinë e re por edhe për qytetarët. Sipas saj edhe pse është një proces i vështirë qeveria e re duhet të konsolidojë financat publike.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com