Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për një nga dy berberët e arrestuar nga policia për kundërshtim të forcave të policisë dhe evazion fiskal.

Gjatë arrestimit, Taulant Hasanaj akuzohet se dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë tatimore.

Hasanaj u arrestua më 9 shtator, ku punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë pasi konstatuan se biznesi nuk ishte regjistruar dhe nuk dispononte kasë fiskale.

Ndërsa tatimorët po i sekuestronin mjetet e punës, 29-vjeçari mësohet të ketë kundërshtuar këtë gjë.

29-vjeçari ka mohuar të ketë ushtruar dhunën ndaj tatimorëve, por pavarësisht kësaj ai do të mbetet në burg.

Lidhur me arrestimin e berberit tjetër, Indrit Lluka ai ende nuk është dërguar për masë në gjykatë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)