Bëri gjeste të turpshme në mes të turmës, 64-vjeçari arrestohet gjatë koncertit të Taylor Swift

Bëri gjeste të turpshme në mes të turmës, 64-vjeçari arrestohet gjatë koncertit të Taylor Swift

Një icident aspak i këndshëm ka ndodhur gjatë një koncerti të Taylor Swifr në Endinbugh, ku një burrë 64-vjeçar ka bërë gjeste të turpshme në prani të njerëzve të tjerë.

Sipas mediave të huaja, superylli amerikan solli ‘The Eras Tour’ dhe performoi në Murrayfield në kryeqytetin skocez të premten, të shtunën dhe të dielën (7-9 qershor).

Policia e Skocisë konfirmoi se burri është vënë në pranga në mes të turmës.

"Një burrë 64-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për veprime të turpshme të kryer brenda Murrayfield gjatë ngjarjes të së shtunës (9 qershor). Ai u lirua dhe është caktuar masa detyrim paraqitje në Gjykatën Sherif të Edinburgut në një datë të mëvonshme”, tha mbikëqyrësi David Happs.

‘Voyeurism’ përkufizohet si një akt ku dikush merr kënaqësi duke parë, fotografuar ose regjistruar të tjerët duke bërë diçka që zakonisht është private, ndërsa konsiderohet si ofendim kur bëhet pa lejen e personit.

Tifozët udhëtuan nga e gjithë bota për të parë idhullin e tyre Taylor Swift, duke përfshirë vende si nga SHBA, Kanada, Islanda dhe Gjermania.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol