Bëri 'mea culpa', PSG i 'heq prangat' Lionel Messit

Bëri 'mea culpa', PSG i 'heq prangat' Lionel Messit

Lionel Messi

Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me PSG-në. Në fazën finale të sezonit dhe në prag të shpalljes kampion në Ligue I, klubi nga Parisi i ka hequr pezullimin dy javor një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Leo së bashku me familjen udhëtuan javën e shkuar për disa ditë në Arabinë Saudite, me klubin që nuk ishte njoftuar për diçka të tillë. Në kushtet kur lajmet për mosrinovimin e tij sa vijnë dhe shtohen, PSG vendosi që për dy javë mos e paguante, apo edhe mos e pranonte në stërvitje dhe në ndeshje.

Pas faljes që Leo bëri me një video në kanalet e komunikimit, PSG ka reaguar dhe ka rikthyer në ekip "Pleshtin". Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga klubi i Sheikëve në kanalet e komunikimit. Kontrata e Messit me PSG-në skadon këtë verë, teksa kampioni i botës pritet të largohet falas.

Lionel Messi

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim