Që kur ai dhe familja e tij përfunduan në fokusin e drejtësisë, Sali Berisha nuk ka lënë të kalojë asnjë ditë pa goditur gjyqtarët dhe prokurorët. Një sulm i pandërprerë që ka mbi një vit dhe i përbërë nga shpifje, fyerje dhe kërcënime, që kulmoi pak ditë më parë me publikimin e fotografisë së bashkëshortes së prokurorit Altin Dumani: një akt i paprecedentë që përkthehet me shfaqjen e fotos disa ekstremistëve të tij militantë si një objetkiv për t'u goditur.
Analistët e pavarur prej kohësh pyesin se cila është strategjia e Berishës dhe çfarë shpreson të përfitojë duke goditur SPAK-un dhe gjyqtarët e GJKKO-së. Deri tani ka pasur dy përgjigje kryesore: 1) duke sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët me emër dhe mbiemër, Berisha (dhe dhëndri i tij) shpreson të delegjitimojë masat që ata marrin ndaj tij, duke i degraduar arrestimet dhe sekuestrot e pasurive në nivel aktesh personale, gati gati shenja hakmarrjeje për fyerjet e tij; 2) duke sulmuar me ofendime personale Altin Dumanin dhe oficerët e tjerë të SPAK-ut dhe GJIKKO-s të përfshirë në hetime, Berisha (dhe dhëndri i tij) shpreson të ngjallë reagimet publike nga ana e tyre dhe kështu të mund të arrijë zëvendësimin nga gjykimi për shkak të konfliktit të interesit personal. Kjo është edhe arsyeja pse deri tani asnjë gjyqtar apo prokuror nuk kane reaguar për linçimin publik të nisur nga familja Berisha.
Por, ky agresion i paprecedentë mund të fshehë edhe një arsye të tretë, e cila nëse nuk është një strategji e paramenduar (ndoshta shumë dinake për vulgaritetin mendor të familjes Berisha) mund të bëhet një efekt rastësor. Rreziku quhet ''sindroma e Stokholmit'' dhe është një gjendje psikologjike e studiuar edhe në psikiatri, e cila bën që viktima që ngacmohet dhe abuzohet, të ndjejë një lloj "dashurie" ndaj torturuesit. Duke u rikthyer në çështjen tonë, rreziku është që disa gjyqtarë të shfaqin indulgjence ndaj Berishës dhe familjarëve të tij për të shijuar më pas vlerësimin dhe fjalët e tij të ëmbla, apo edhe thjesht për të shmangur linçimin e tyre publik. Pasi sheh urrejtje dhe fyerje të hedhura ndaj të gjithëve, marrja e komplimenteve dhe falënderimeve nga Sali Berisha mund të bëhet shkak joshjeje dhe kjo mund ta shtyjë një gjykatës të marrë vendime procedurale në favor të tij që nuk do të ishin marrë në kushte të ndryshme. Se çfarë fjalësh të mira mund të rezervojë Sali Berisha dhe klani i tij politik për një gjyqtar të butë, u pa pasi gjyqtarja Flojera Davidhi në mënyrë të papritur vendosi ta lirojë nga arresti shtëpiak. Nëse Dumani dhe kolegët e saj u konsideruan kriminelë, Flojera Davidhi u duartrokit nga Partia Demokratike si një gjyqtare e ''drejtë dhe e ndershme''. Është pikërisht për këtë arsye që një politikan me dinjitet apo forcë politike (për të merituar respektin e opinionit publik) nuk duhet të komentojë kurrë vendimet gjyqësore: as t'i lavdërojë dhe as t'i kritikojë. Është çështje qytetërimi demokratik.
Në fund të fundit, nuk mund të përjashtohet që i njëjti mekanizëm i sindromës së Stokholmit të jetë edhe në bazë të joshjes esktreme që ndjekësit e tij të fundit të mbetur kanë për Berishën, të gjithë të verbuar nga fjalët e mira që marrin nga komandanti, të afta për t'i bërë ata të ndihen si të preferuarit brenda një rrethi të ngushtë njerëzish të privilegjuar, jashtë të cilit ka ofendime, shpifje dhe kërcënime për të gjithë të tjerët.
Frigë askush nuk ka mjaftë edhe gjyqtarët po ashtu ata ma së miri e dinë se sa Sali Berisha është i lidhur me bossët e krimit dhe kriminalitetit vrasja e 3 komesarve të policisë gjatë qeverisjes së tij është ma se e frigëshme
Përgjigju