Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën

Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Tirane- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, i kërkon GJKKO-së dhe SPAK të revokojë menjëherë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kryetarin e partisë së tij Sali Berisha.

Bardhi e argumenton kërkesën e tij duke u bazuar tek pjesa e dytë e vendimit që Gjykata Kushtetuese morri dje për ish kryeministrin. Gjykata Kushtetuese e quante të drejtë masën e parë të sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhënë Berishës por të panevojshme “ndalimin e daljes jashtë vendit”. Ndërkohë Sali Berisha prej 326 ditësh ndodhet në ‘arrest shtëpie’ masë sigurie kjo e marrë 2 muaj pasi ish kryeministri refuzoi të paraqitej pranë oficerit të policisë gjyqësore.

Bardhi shkruan se duke qenë se masa “ndalim i daljes jashtë vendit” është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese si e panevojshme, atëherë masa më e rëndë e “arrestit në shtëpi” është po ashtu joproporcionale dhe antikushtetuese.

“Përveçse kufizimit të padrejtë të lirisë në shkelje të parimit universal të prezumimit të pafajësisë, po i pamundësohet prej 326 ditësh ushtrimi i funksioneve si deputet i Kuvendit, kryetar i Partisë Demokratike dhe Lider i opozitës...Çdo vonesë e mëtejshme në këtë drejtim do të minonte demokracinë dhe do të përbënte një ndërhyrje brutale të drejtësisë, në barazinë e palëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke penguar Liderin e opozitës të jetë lirisht aktiv në fushatën e ardhshme zgjedhore”, shkroi Bardhi.’

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj argumenton se SPAK-ut nuk i nevojitej autorizimi nga Kuvendi për të kërkuar në GJKKO dy masat sigurisë 'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalim jashtë vendit' për deputetin, Sali Berisha, që iu dhanë në fillim Berishës. Ndërkohë avokatët e ish kryeministrit nuk humbin kohë. Dorëzojnë ankimimin e dytë. Kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë si antikushtetues masën e sigurisë 'arrest shtëpie' në të cilën ndodhet aktualisht kryetari i PD-së pasi refuzoi të zbatonte të parën. 

Reagimi i plote

Sali Berisha ka mbrojtur Kushtetutën dhe interpretimin/standardin që vetë Kuvendi kishte aplikuar në raste të mëparshme (precedenti “Tahiri”), ku kishte autorizuar prokurorinë për marrjen e masave të sigurimit “detyrim paraqitje” apo “ndalim të daljes jashtë vendit”. Për këtë arsye, kam një qëndrim thelbësisht të ndryshëm me Gjykatën Kushtetuese sa i përket nevojës për marrjen e autorizimit nga Parlamenti kur kufizohet liria e lëvizjes së një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. 

Megjithatë, të paktën standardi i pranuar nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon atë që kam thënë prej ditës së parë se masa e “arrestit në shtëpi” ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është tërësisht e panevojshme, joproporcionale e për rrjedhojë antikushtetuese.

Kjo për faktin se nëse masa “ndalim i daljes jashtë vendit” (si kufizim lirie) është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese si e panevojshme, joproporcionale dhe antikushtetuese, atëherë masa më e rëndë e “arrestit në shtëpi” (si heqje lirie) është disafish më e panevojshme dhe më joproporcionale, për rrjedhojë thellësisht antikushtetuese.

Masat e sigurimit nuk janë masa ndëshkimi dhe nuk mund të trajtohen kurrësesi si të tilla gjatë fazës së hetimit apo gjykimit, ku cilido prezumohet i pafajshëm. Ato nuk duhet të pengojnë, në mënyrë joproporcionale dhe përtej asaj që është e nevojshme, një të zgjedhur të ushtrojë në liri të plotë mandatin kushtetues të fituar nga qytetarët. Gjykata Kushtetuese qartësisht ka theksuar se VETËM masa "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" është e mjaftueshme në drejtim të domosdoshmerisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë. 

Për rrjedhojë, tashmë që Gjykata Kushtetuese është shprehur dhe nën dritën e këtij zhvillimi të ri, SPAK dhe GJKKKO duhet që, nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra në përputhje me vetë Kushtetutën, të procedojnë menjëherë dhe pa vonesa me revokimin e masës joproporcionale të “arrestit në shtëpi” ndaj Sali Berishës, të cilit, përveçse kufizimit të padrejtë të lirisë në shkelje të parimit universal të prezumimit të pafajësisë, po i pamundësohet prej 326 ditësh ushtrimi i funksioneve si deputet i Kuvendit, kryetar i Partisë Demokratike dhe Lider i opozitës.

Çdo sjellje e ndryshme nga ajo që ka diktuar sot thelbi logjik dhe standardi i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese mbi proporcionalitetin e masave që janë aplikuar ndaj Sali Berishës, do të na kujtonte precedentin antikushtetues të mazhorancës socialiste që refuzoi dy herë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim mbrojtjen politike të deputetes dhe ish-ministres strategjike Olta Xhaçka. Vetëm se në këtë rast nuk do ishim përpara mbrojtjes politike nga vetë politika, por përpara një akti edhe më të rëndë, atij të sulmit politik të drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës. 

Çdo vonesë e mëtejshme në këtë drejtim do të minonte demokracinë dhe do të përbënte një ndërhyrje brutale të drejtësisë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në barazinë e palëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke penguar Liderin e opozitës të jetë lirisht aktiv në fushatën e ardhshme zgjedhore. 326 ditë pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Linderit të opozitës janë mjaftueshmërisht të rënda për të toleruar të bëhen 327 ditë apo më shumë!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/11/2024 02:37

    E perse duhet Berisha per fushate,kur te ka zgjedhur ty /st.Paul/ Bardhin si zedhenes qe te besh fushate e te mbledhesh pasues?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar