Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët

Sali Berisha beson se Arben Ahmetaj, i cili është nën akuzë për 4 vepra penale është larguar nga Shqipëria. Në daljen për mediat tha se ish zv.kryeministri udhëtoi drejt Britanisë për marrëveshje me Ramën, i cili ndodhet për vizitë zyrtare.

Sipas Berishës, Ahmetaj është kërcënuar nga kryeministri për të firmosur dokumente për inceneratorët dhe ish.zv kryeministri ka dokumente të pakundërshtueshme që e faktojnë presionin ndaj tij. Ndërkohë ka vijuar me sulmet ndaj Edi Ramës duke thënë se është përgjegjësi kryesor që dha fondet për sipërmarrjet e inceneratorëve.

"Mediat njoftojnë se Tigri i Korrupsionit ka udhëtuar për në Londër, për një deal me Edi Ramën. Nuk mund të konfirmoj as të mohoj këtë udhëtim. Por edhe njëherë, siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega-aferës korruptive të djegësve. Por personi më kryesor, njëshi me distancë në këtë aferë, është personalisht Edi Rama. E kam përsëritur dhe e përsëris qindra herë, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Ai ka furnizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave. 

Edi Rama është përgjegjësi më kryesor, numër një, pasi tetë muaj përpara se të formohej sipërmarrja e Mërtirit dhe Zotos, i akordoi asaj me vendim të Këshillit të Ministrave, bonusin prej 8 pikësh, paçka se ministrja Felaj i kishte thënë se ndërmarrja nuk ekzistonte. Edi Rama është njeriu direkt përgjegjës për djegësat sepse dokumentet faktojnë se ai i ka bërë presion Ahmetajt për të firmosur. Janë pra një seri rrethanash. Edi Rama është implikuar me thjeshtrën e tij në fushën e Porto Romanos. Një ditë vendosi që aty të ndërtohej një eko-park. Por jo vetëm kaq, por projektin e eko-parkut do e bënte si nënkontraktore, kompania ku punon thjeshtra e tij. Mirëpo SKAP-i është i partisë dhe është sot për sot, organi më i kapur në drejtësinë dhe gjithë shtetin shqiptar", tha Rama.

Sali Berisha komentoi edhe Enkelejd Alibeajn, të cilin shpesh e ka akuzuar se është i lidhur me Edi Ramën dhe zbaton urdhrat e këtij të fundit. Sipas tij, zgjedhjet e 14 majit vërtetojnë ndarjen përfundimtare me të gjë që i jep PD vetëm fitore dhe e bën më të besueshme.

“Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë. Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve”, tha Berisha.

Sa i përket listës së Këshilltarëve Bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha se do të merret si referenca lista e vitit 2015. Sali Berisha tha se lista pritet të miratohet nga Kryesia ndërsa shtoi se do të jenë në kohë për ta dorëzuar, pra më 27 mars.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hekuran: 24/03/2023 15:53

    Po Saliu ku e di kete? Apo ja ka shpjegu Ahmetaj? Ne nuk dim ku i kemi kalamajt, ky di gjith xhiron e Ahmetajt?

    Përgjigju
  • Cubi: 24/03/2023 13:48

    Po ik mor plak tek shtepia se je i pjerdhur. Ke mbaruar. Ae kupton qe ste degjon njeri????? As ne partin tende sta ve veshin njeri. Koha jote ka perfunduar. Cfar do qe te bej Rama ti svjen ne pushtet. Gjynah vetem per nje gje qe e ke len vendin pa opozit. Ti si cifuti neper shkretetir do sorollatesh.

    Përgjigju
    • e drejta: 31/03/2023 12:59

      PER FATIN E KEQ KANE MBETUR AKOMA DISA SHPELLARE QE E NDJEKIN KETE FELLIQESIRE...

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore