Berisha: Akademia e Shkencave të Serbisë po përgatit nderimin e Ramës me çmimin e zi ‘Vasa Cubrilloviç’

Berisha: Akademia e Shkencave të Serbisë po përgatit nderimin e Ramës me çmimin e zi ‘Vasa Cubrilloviç’

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama

Ish kryeministri, Sali Berisha së fundmi ka shpërndarë një postim në facebook-un e tij ku ka ironizuar kryeministrin, Edi Rama duke shkruar se Akademia e Shkencave të Serbisë po përgatit vendimin për t’i akorduar kreut të ekzekutivit çmimin “Vasa Çubrilloviç”. 

Sipas Berishës, arsyeja përse Ramës duhet t’i jepet ky çmim është për politikat që sipas tij kanë shpopulluar vendin. 

“Akademia e Shkencave e Serbisë thuhet se po përgatit vendimin për akordimin e Çmimit të Zi të Vaso Çubrilloviçit për meritat e jashtëzakonshme të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria Edi Ramës. Në vitet 2014-2018 Rama me politikat e tij të kalkuluara për përzënie të qytetarëve, dëboi nga Shqipëria për në vende të tjera 31% të qytetarëve të saj. Pra ai meriton çmimin sepse dëboi në 7 vite nga vendi i tij më shumë se sa kanë dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend çdo luftë botërore, lokale apo civile. Akademia i njeh meritë të veçantë Ramës në shkatërrimin e të ardhmes së shqiptarve në Shqipëri. Në doktrinën e tij të spastrimit etnik të trojeve shqiptare, akademiku kriminel Çubrilloviç parashikonte shkatërrimin e nënës shqiptare sepse ajo lind dhe rrit shumë femijë. Akademia konstaton se në 7 vite kryesisht për shkak të politikave të Edi Ramës vetëm për në hapsirën e BE u larguan 744 mijë shqiptarë nga të cilët 520 mijë janë të rinj dhe femijë. Një komb pa femijë dhe të rinj të ardhme nuk ka”- shkruan Berisha. 

Më tej në shkrimin e tij, kreu i Rithemelimit thekson se sipas tij, nderimi i Ramës pritet të bëhet gjatë një seance plenare të parlamentit të Serbisë.

"Akademia thuhet se do kërkojë që nderimi i Ramës të bëhet në Beograd dhe jo në selinë e saj, por në selinë e Parlamentit të Serbisë në seancën plenare të këtij parlamenti në prani të autoriteteve më të larta shtetërore, fetare dhe akademike mbasi spastrimi etnik i shqiptarëve nga Rama tejkalon të gjitha spastrimet etnike të Gjeorgjeviçit, Paniçit, Titos, Rankoviçit, Millosheviçit dhe padronit të tij Vuçiç”- përfundon ish kryeministri.

Berisha së fundmi nuk është shfaqur në konferencën e përjavshme për mediat, duke u shprehur se është i sëmurë me grip. Ai mungoi edhe në takimin me kreun e partisë së Lirisë Ilir Meta i cili gjatë vizitës së bërë ditën e djeshme në Selinë blu u takua me deputetin Flamur Noka. 
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 09/01/2023 22:43

    Sa ndyresire qe eshte ..i punon mendja vetem per qelbesirlleqe,... shiko deri ku shkon...

    Përgjigju
  • redi: 08/01/2023 12:32

    Emigracioni eshte model i botes se lire dhe jo i Rames ! Sa shqiptar jane ikur per 15 vjetet kur drejtonte Sali efendiu ? PS te publikoj te dhenat ballafaquese

    Përgjigju
  • FYTYR IÇI BESNIKU GAXHIUT ÇAFAJ: 08/01/2023 12:15

    O Sali Bajga po hik mor burec leshi hik se je bo qepase e nuk mer vesh. Po hik mor monstër se vetēm të zeza i ke bër kti vëndi. Ke vrar , ke vjedhur, ke bër kaos të pa par e prap vazhdon e lef pa pushim.

    Përgjigju
  • Huti: 07/01/2023 22:35

    Ti mullah Mullah saliu

    Përgjigju
  • Shkodrani: 07/01/2023 20:54

    Në fakt çmimin duhet t'a marrësh ti Berisha, ti e meriton, sepse ti i'a shkatërrove edhe Nënën, edhe Babain këtij vendi. Me ty filloi shpopullimi i vendit, me ty filloi vëllavrasja e vendit, me ty qanin nënat fëmijët e tyre që lanë frymën në Adriatik e Jon. Me ty plasi bomba e Gërdecit, me naftën tënde Serbi vriste nënat e burrat kosovare, me ty u vranë shqiptare midis bulevardit. Ti vazhdon t'a turperosh këtë vend sepse je bir...mamaje!

    Përgjigju
    • Pjeter: 08/01/2023 13:39

      Shifni se ky nuk flet kot per keto tema,kur fillon e nzjerr akuza,apo parashikime te tilla, eshte sepse eshte ne dieni se dicka e tille do i ndodhi atij,ne fund te fundit,eshte dhenderrush i resepektuar i assj rrace,jo me kot asnje here nuk e kane sulmuar,si psh Vuciqi,asnje here nuk ja ka pernendur emrin edhe kur ky shtirret agresiv ndaj tij!!!

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç