Meta në selinë e Partisë Demokratike, takohet me Nokën në mungesë të Berishës: Ky është viti i ndryshimit

Meta në selinë e Partisë Demokratike, takohet me Nokën në mungesë të Berishës: Ky është viti i ndryshimit

Ilir Meta në hyrje të selisë së PD

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në ambientet e selisë blu për të zhvilluar një takim. Duke qenë se ish kryeministri, Sali Berisha ndodhet në shtëpinë e tij i sëmurë me grip, Meta do të takohet me Flamur Nokën dhe përfaqësues të tjerë të partisë Demokratike.

Ky është takimi i parë që Meta zhvillon në selinë e PD në vitin e ri. Ende nuk dihen detajet e diskutimeve të takimit por mendohet se është folur rreth aksionit opozitar. Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta.

"Ky është viti i ndryshimit", tha Meta duke rikujtuar edhe konferencën që mbajti ditën e sotme për mediat në selinë e Partisë së Lirisë. 

Sa i takon marrëdhënies me Partinë Demokratike, Meta e përshkroi si të pëlqyer duke hedhur poshtë aludimet për një krisje të mundshme. Ai shtoi se ishte i hapur për çdo bashkëpunim me parti opozitare në interes të ndryshimit të situatës aktuale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç