Berisha akuza Ramës: Ke në 
celular mesazhe nga kriminelë

Berisha akuza Ramës: Ke në <br />celular mesazhe nga kriminelë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama nga foltorja e Kuvendit. Në akuzat e tij, Berisha përfshiu edhe Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, ndërsa s'kurseu as ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

"Edi Rama, je koka e krimit, në celularin ttënd ke mesazhe nga kriminelë. Për ty kriminelatë janë njerëz të mirë, janë ata që ta sigurojnë vota. Ti ia rrëmbeve shullazin atij tjetrit dhe e bëre pjesë të qenies tënde, e përdorje për të ccuar mesazhe vrasë kryetarit të opozitës. E përdore për të nxjerrë atë basketbollisten zonja Rektore, derisa në një rast historik e arrestoi opozita me denoncimin që bëri. Je koka e krimit, sepse për të mbrojtur lidhjet me krimin, emërove në krye të forcave të rendit Xhafën, vëllain e njërit prej kriminelëve me të rrezikshëm". 

Ish-kryeministri foli për grupin e Xibrakës dhe një makinë që përdorej prej tyre për transport kokaine.

“Është një makinë me targa AA 635 DM dhe kjo makinë është makina e kokës së transportit të kokainës. Kush ka qenë pasagjer në këtë makinë? Pasagjer ka qenë në këtë makinë të përshtatur për transport kokaine e ka qenë Genci Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Edi Ramës. Tjetër pasagjer Ermal Hoxha, pasagjer tjetër Gentjan Gjonaj, pasagjeri i katërt Olsi Kristaq Rama”, ka thënë Berisha.

Ish-Kryeministri ka përmendur edhe 4 data të transportit të kokainës që sipas tij ishin bërë me makinën e përmendur më sipër.

Datat kur është bërë transporti:

08.06.2014

13.07.2014

06.06 2014

11.07.2014

(Fjalimi i plotë i Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e kuvendit)
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?