Ish kryeministri, Sali Berisha në takim me kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit tha se 3 ditë para skadimit të afatit për regjistrim në KQZ, kryeministri, Rama ndikoi në vendimin e gjykatës për drejtimin e PD dhe konfiskoi vulën e Partisë Demokratike.

“Duke menduar se do mund të na pengojnë të marrim pjesë dhe të fitojmë zgjedhjet më 14 maj, si burracak, ai shtyu gjer 3 ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. Ai s’do shpëtojë kurrë nga PD, e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirintet e kurtheve të [aimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare dhe vjen sot më e fuqishme se kurrë në një betejë me një monizëm të plotë”-tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha mbledh kandidatët e Rithemelimit për vendoret dhe manipulon realitetin: Regjistrohemi në zgjedhje, besoj se KQZ s'do luajë me procedurat