Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit. Në konferencën e mbajtur të premten për mediat, Berisha akuzoi Ramën se anulimi i mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës dhe rrëmbimi i 3 policëve shqiptarë janë të lidhura me njëra tjetrën si ngjarje.
Ndërsa ditën e sotme ai tha se Rama planifikonte të dërgonte ministren e Jashtme Olta Xhaçka për t’i marrë me avion 3 policët e rrëmbyer nga Serbia, por sipas Berishës, plani u prish sepse Vuçiç mashtroi Ramën duke i mbajtur efektivët nën arrest me burg për armëmbajtje pa leje.
“Miq, me aktin e fundit, ndërhyrjen brutale te Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe anulimin e takimit te dy qeverive, Edi Ramës i ra maska, humbi ato që në fakt ai nuk i ka fytyrë dhe moral. Refuzimi i prerë nga autoritet e Kosovës i kësaj ndërhyrje të pa precedentë, dënimi i saj nga mbarë shqiptarët, por dhe analistët me të shquar ndërkombëtar për rajonin, bënë që të dështojë përpjekja e tij si një kamikaz antikombëtar për ti bërë një shërbim sa do të vogël padronit të tij në Beograd. Ky i fundit si shpërblim e mashtroi dhe e përçmoi mbasi nuk i liroi tre policët e Kosovës që i rrëmbeu bash ditën që Rama anuloi mbledhjen e qeverive të dy vendeve në Gjakovë.
Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me “Ismailin” në Beograd, për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, serbomadhi Vuçiç.
Por Rama jo vetëm nuk fajësoi dot autoritet e Kosovës për reagimin e tyre të drejtë ndaj ndërhyrjes së tij brutale në punët e brendshme të këtij vendi, por ai dështoi me turp edhe në përpjekjen e tij me aktet që bëri si ‘euroatlantist’ anti-NATO, që është (keni parasysh se në një akt urrejtje ndaj Aleancës, ai zhduku flamurin e NATO-s nga Kryeministria dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë) për të lehtësuar sado pak gjendjen e tij të tmerrshme para drejtësisë amerikane”- shprehet Berisha ndër të tjera në postimin e bërë lidhur me arrestimin e policëve serbë.
Tre policët e Kosovës janë lënë në burg nga gjykata serbe në Kralevë në seancën e mbajtur të premten duke i akuzuar për trafik armësh dhe armëmbajtje pa leje.
Qe Rama ka miqesi me Vucicin,kete e dime,por jo aq sa t'i liroje policet.Perse nuk shkove ti Sali t'i merrje?Nderet qe u ke bere dikur serbeve ka ardhur koha qe te t'i shlyejne.
PërgjigjuCfar imagjinate ka ky plaku.Asht mesue me keto budalleqe.
PërgjigjuKjo që e thotë SB është 1000% e vertet…!!!
mos u merrni me kete bajge njeri kete keqdashes te Shqipes!!hidheni ne plehra se atje e ka vendin!!po cfaj ka edi rama se ai karabushi albin nuk degjon boten apo rroft sebepi!fuck you berisha
PërgjigjuShko o rrot raku e mos ha mut,se e ke haram!
PërgjigjuSali o mashtrues o llapaqen paske qene bajge lope.
PërgjigjuPis burre, nese Rama paska deshtuar ti kthen policet shko ti me fazlliq kriminelin, çdo shqiptar por edhe bota e Di se ai eshte ushtar i vuqiqit por edhe ishte nje nga kriminelet e millosheviqit, kshtu qe edhe osmanka do te jeté e kenaqur pasi me ne fund po funksionon lidhja e vjeter, ti more i ndyre duhet te ditesh ne nje qenef dhe tengujohesh aty deri sa te cofe, je jo vetem i ndyre por edhe gjakpirs dhe proserbi me i ndyre ne trojet shqiptare.
Përgjigju