Berisha akuza Ramës: Anulimi i mbledhjes me qeverinë e Kosovës dhe rrëmbimi i 3 policëve kanë lidhje! Mos u habisni kur t’i sjellë në Tiranë me avion

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se anulimi i mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës në 13 qershor lidhet me rrëmbimin e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në veri në datën 14 qershor.

“Do kthehem te 14 Qershori, Edi Rama ose natën e 13 Qershorit anuloi takimin e parashikuar në kuadër të lidhjes së Prizrenit mbledhjen e përbahkët me qeverinë  e Kosovës në Gjakovë. Më 14 pasdite Putini i vogël rrëmben me një praktikë që mund ta shihni vetëm në kufirin e Koresë së Veriut me të Jugut, të rrëmbejë njerëz me uniformë në mënyrën më kriminale dhe banditeske dhe siç e patë ju Rama tha unë hesht se po pres. A ishin të lidhura këto dy veprime kundër Kosovës njëra me tjetrën, rastësia flet shumë.”-tha Berisha.

Pavarësisht se pranoi që nuk ka asnjë fakt, Berisha tha se dy ngjarje të tilla njëra pas tjetrës nuk mund të jenë rastësi. Duke shkuar më tej, ai tha se nuk do të habitej nëse vetë kryeministri Rama të shkojë në Beograd dhe të merrte 3 policët e Kosovës për t’i sjellë në Tiranë për të hequr vëmendjen nga çështjet e tjera dhe problemet që ka vendi.

“Unë fakte nuk kam për lidhjen konkrete mes ngjarjeve, por duke patur parasysh se Rama është publikisht i njohur si argat i Vuçiç.  Në të njëjtën ditë që anulohet mbledhja, Vuçiç rrëmben policët në territorin Kosovës dhe as të nesërmen, jo atë ditë, Rama nuk shqipëron një fjalë as për rrëmbim as për të dënuar aktin. Mos u çuditni ju kur të vrapojë në Beograd me “Ismailin” dhe t’i sjellë ata në Tiranë po në kuadër të këtij skenari sepse i duhet të lehtësojë veten para procesit “Mc Gonigal”. Gjithçka po e bën për mbijetësën e tij, por nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë. Ju mund të thoni se si tepër po i lidh këto gjëra, nuk i kam lidh unë po pse të dyja ndodhën në një ditë”- shtoi kreu i Rithemelimit.

Berisha akuzoi sërish Ramën se po bashkëpunon me Vuçiç për të bërë të mundur ndarjen e Kosovës.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 16/06/2023 15:01

    Se kupton dot Ramen ir Sali!Ai ka mbesjtetjen e nderkombetareve prandaj cdo veprim e kryen ne sikron me USA dhe BE dhe jo sity qe me mashtrime ke 31 vjet.Iku koha jote Sali dhe hap krahun per rinine demokrate jo te Gaz Bardhit dhe Lul Bashes

    Përgjigju
  • e drejta: 16/06/2023 14:32

    po asnje nuk habitet me per ty o BANDIT KRIMINEL berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki