Berisha: Balili e përgjimi, skandal
Rama: Sali do e votosh reformën?

Berisha: Balili e përgjimi, skandal<br />Rama: Sali do e votosh reformën?
Akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i ka dhënë përgjigjje kreu i qeverisë Edi Rama. Rasti i Kelmend Balilit dhe ai i pajisjes së përgjimit kanë qenë në fokus të fjalimit të ish-kryeministrit Berisha në Parlament, i cili ka akuzuar direkt kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të këtyre skandaleve.

Rama e ka zhytur vendin në skandale. Deklarata e EUROPOL demantoi deklaratat e Tahirit dhe Çakos. Këta i thanë Balilit ik nga Shqipëria, e përcollën. Çështja e Balilit është çështje që i përket Ballkanit dhe Europës”, ka thënë Berisha. 

Nga ana e tij, kryeministri i është përgjigjur parardhësit të tij duke e akuzuar se po pengon reformën në drejtësi. 

“Sali, më shiko në sy dhe më thuaj, a do ta lejosh apo jo reformën në drejtësi? Pse nuk thua asnjë fjalë për të? Pse PD nuk është në komision për të votuar draftin e Venecias”, ka thënë Rama. 

Nga foltorja e Kuvendit Rama akuzoi gjithashtu PD se ka përdorur dhe angazhuar presidentin Nishani për të mbrojtur trupën gjykuese të pallatit 17 katësh.

"Një pallat që është konsideruar i rrezikshëm. Gjykata pa turp shtyu vendimin se një person doli aksioner i drejtëpërdrejtë me firmën.
Ju dolët me armë për një park lodrash, angazhuat presidentin të dalë publiksisht e të marë në mbrojtje trupën më të korruptuar po të shikojë ligjin e të shohin konfliktin e interesit"- tha Rama. 
 
Ai tha se PD është parti pa ide dhe alternativa për qytetarët dhe se akuzon pa asnjë bazë. Në fjalën e tij Rama nuk la pa permëndur Reformën në Drejtësi për të cilën i kërkoi llogari PD dhe Berishës pse nuk votohet.

Në kohën që kryeminsitri Rama mbante fjalën në Kuvend dhe i tregonte dokumentin sipas tij të printuar direkt nga EUROPOL-i ish kryeministri Berisha mohonte nga vendi. Rama e ka lëshuar fletën në tokë nga foltorja ndërkohë që Berisha është ngritur me një tjetër Raport sipas tij dhe i'a ka çuar letrën Pandeli Majkos aty ku ai ishte ulur. 

Rama: Ja si gënjen ti, kështu gënjen ti.

Berisha: Po po ja ku e kam Raportin

Rama; Mos ja lër Pandit se duhet të jetë i freskët.

15:05  Berisha: Në skandale seksuale të përfshirë edhe ministra, videot së shpejti
Ish kryeministri i vendit Sali Berisha e ka quajtur ‘burrec” kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që ka shtuar se ai flet në Kuvend dhe largohet prej tij duke i’a mbathur.
 
Sipas Berishës Rama është kthyer në Koprolali, që sipas tij do të thotë fjalë e menderosur, që mundohet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij.
 
E vërteta është që unë flas për qytetarët dhe deputetët. Nuk flas për burrecë si Edi Rama që flasin e ia mbathin. Vjen këtu me koprolali (fjalë të menderosura) që përpiqet të mbulojë skandalet e tij. Rama është përgjegjës për ngritjen e llumit në piedestal. Skandali Xhelili është vetëm një nga dhjetra skandalet në të katër anët e vendit”.
 
Nga ana tjetër, Berisha ka akuzuar Ramën si personi që la të arratisej ish drejtorin e Shërbimit të Transportit Rrugor në Sarandë, Balili.
 
Pse e le të ikte Balilin. Ti e ke lejuar”, tha ai.

Sa i takon çështjes së përgjimeve, Berisha i ka bërë thirrje autoriteteve të Italisë, konkretisht Prokurorisë që të hetojë dhe të bëjë transparencë për çështjen e pajisjes që ka përgjuar edhe Presidentin.
 
Këtë veprim, Berisha e ka konsideruar banditesk.
 
“Çështja e përgjimeve duhet të zbardhet, kemi prova që pajisja është sjellë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje autoriteteve të prokurorisë italiane që të bëjnë transparencë, ne do të japim kontributin tonë. Përgjimi është akt banditesk e maniakllëku, sidomos të përgjosh presidentin e vendit”, tha ai. 

Gjithashtu, ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar daljen në skenë të të tjerave video-skandale pas asaj të ish kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.

Nga foltorja e kuvendit, Berisha tha se shumë shpejt do të dalin në dritë video të ministrave të kabinetit qeveritar.

"Pesë herë më zi se Xhelili janë këta që janë pas shpinës time. Prisni se do të dalni të tjerat. Sepse ju vendosët si këmishë të Koços, të sivëllaut të kryeministrit të jugut, Agronin pedofil, i cili jo që kërkonte seks për vend pune, por me minorenë", u shpreh Berisha. 

14:00 Paloka: Po të jesh kundërshtar i Edi Ramës kërcënohesh me jetë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend tha se po të jesh kundërshtar i Edi Ramës kërcënohesh me jetë, burgosesh e të bëhen gjithë të zezat. Paloka iu referua këtu edhe denoncimit që bëri Blushi për kërcënimin e marrë nga Elvis Roshi.

"Tani sapo dëgjuam një kolegun tonë që denoncoi një akt tjetër të rëndë. Një kryetar bashkie i “Rilindjes”, i mbrojturi i Edi Ramës, ka kërcënuar me jetë një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka rëndësi kush është ai, është i Partisë Demokratike, i Partisë Socialiste, apo ish-Partisë Socialiste. Këtu po të jesh kundërshtar i Ramës kërcënohesh me jetë, burgosesh të bëhen të gjitha të zezat. Kryeministri qesh, ngërdheshet aty prapa. Sot unë bëra edhe një deklaratë nga Partia Demokratike. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po shkel ligjin e dekriminalizimit duke mos bërë publike, siç e ka detyrim ligjor, pikërisht formularët e këtyre kriminelëve që mbron ky kryeministër dhe nuk është as harresë, as pakujdesi, Jo! Janë të lidhur me krimin me urdhër të këtij dhe po shkelin ligjin edhe KQZ nuk po i nxjerr përpara shqiptarëve kush janë të zgjedhurit e këtij, të kaluarën e tyre kriminale", tha Paloka.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në vend, Paloka tha se nuk po dimë si t'i rendisim skandalet në këtë vend. "Ka një javë që kjo qeveri është përballë skandaleve nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat. Vetëm në një javë tre skandale të rënda dhe askush nuk jep përgjigje. Askush nuk flet. Vetëm dalin, mashtrojnë. Njerëz që sot duhej të ishin prapa hekurave të burgut, që në momentin e parë që plasi skandali i përgjimit, këta që mashtruan bashkë me drejtorin e policisë dhe drejtuesit e policisë, duhej të ishin pas hekurave të burgut jo të vinin këtu", theksoi ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Mediu: Proces i dështuar, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

Reforma Zgjedhore, Mediu: Proces i dështuar, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme