Berisha: Bamit i’u dërgua në qeli
 për të 2-tën herë “kapuçoni i zi” 

Berisha: Bamit i’u dërgua në qeli<br /> për të 2-tën herë “kapuçoni i zi” 
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar në rrjetin social Facebook në lidhje me ngjarjen shumë të përfolur tw ditëve tw fundit, atë të pretendimit të deputetit Tom Doshi se ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi ishte porositur një vrasje, nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Në statusin e tij, Berisha shprehet se Meta mund ti ketë dërguar përsëri Durim Bamit, i akuzuar më herët si personi i cili do të kryente vrasjen, në dhomat e qelisë një “kapuçin të zi”, për ta kërcënuar. Por këtë herë sipas Berishës, Bamit i dërguan në qeli “kapuçonin e zi”, me një certifikate të Gjendjes Civile me emrat e të gjithë pjesëtarëve te familjes dhe me mesazhin se do ti vrisnin të gjithë ata. Kjo sipas tij e detyroi Bamin të pohonte se kishte bërë thjeshtë shaka me ato që kishte pohuar për Doshin.
 
 
Ja statusi i plotë i Berishës në facebook:

Ai i dergoi Meta kapuçonin e zi perseri Bamit ne qeli?!?!
Mediat njoftojne se dje, pas kater ore pyetjesh, Durim Bami deshmoi ate qe Meta desheroi. Ai hodhi poshte ate qe i kishte pohuar Tom Doshit pa asnje kercenim ne dhomen e regjistrimit se ne qeli i kishin derguar kapuçonin e zi, i cili i tha se po te fliste do ti zhduknin femjet. Shumica, ne Komisionin e Mandateve, per te mbrojtur Meten, nuk lejoi qe kjo video te shikohej nga publiku, duke deshmuar keshtu tmerrin e Metes nga deponimi i Bamit por dhe fajesine e tij per skenarin ogurzi te vrasjes se dy deputeteve. Meta u la shpejt nga deponimi i ri i Bamit. Thuhet se Bamit i derguan ne qeli perseri kapuçonin e zi me nje çertifikate te Gjendjes Civile me emrat e te gjithe pjestareve te familjes dhe me mesazhin e pare, por tashme duke ja perseritur disa here zhdukjen per sejcilin pjestar te familjes, aq sa Bami mezi priste te zbardhe dita ta merrnin ne pyetje per te pohuar me ze dhe figure se kishte dashur thjesht te imitonte Kallakun dhe bere shaka me ato qe i kishte thene Doshit.
Tani videon e djeshme te Bamit e disponon baba Taku, i cili e mban ne torben e zeze te kokaines se Gezim Çeles per t'ia perplasur ne sy Doshit se bashku me çertifikaten e Gjendjes Civile te Bamit ne rast se Doshi guxon te nxjerre ndonje dokument tjeter! sb

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur