Ish-kryeministri Sali Berisha vijon që të bëjë thirrje kundër rendit. Ai ka publikuar një video, sipas tij nga Rumania, duke bërë thirrje që qytetarët t’i përvishen policisë.

“Rumunet guximtar i pervishen policise! Nderim te gjithe atyre qe mbrojne me guxim te drejtat e tyre”, shkruan ai.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha bën thirrje të tilla, ndërkohë që efektivët e policisë janë në vijën e parë të rrezikut nga COVID-2019.