Berisha: Beteja e Ramës për
Muhon, e humbur si zgjedhjet

Berisha: Beteja e Ramës për <br />Muhon, e humbur si zgjedhjet
SHËNGJIN – Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se kryeopozitari Rama është duke zhvilluar betejën e tij të parafundit të humbur, atë për rikthimin e Muhos në KQZ, pasi beteja e fundit e humbur do të jenë zgjedhjet. Deklarata u bë gjatë nagurimit të impiantit të pastrimit të ujërave në Shëngjin. "Tani, Shëngjini do vendoset në hartën e ujërave më të pastra të kësaj toke. Investimi ka kushtuar 12 milionë euro", - tha Berisha.

BETEJA E RAMES PER MUHON, E PARAFUNDIT PARA HUMBJES

Berisha i krahasoi deklaratat e kreut të opozitës "një mal më të madh se ky këtu me mashtrime, shpifje me të zeza se ujërat që përpunohen në këtë impiant; taksa si ato të etërve të tyre".

"Mos harroni se shumë nga ne jemi rritur në një vend që thoshte se jemi vendi i vetëm në botë pa taksa e këtë thotë ai zotëria", - tha kreu i qeverisë.- "Ai beson se duke rrënuar të pasurit do të ndihmojë të varfrit. Ai thotë :shiko këta, votojnë për këta në zonat më të varfrat”. I them se e kam për nder votën e çdo shqiptari të varfër të papunë kudo që është. Së dyti do t'i them se nuk ndihmohen të varfrit duke shkatërruar të pasurit. Të varfrit ndihmohen me reforma të thella që krijojë vende pune, që u japin atyre mundësi financimi, një shans të dytë kur shansi i parë nuk ka funksionuar për ta.

Ja çfarë po ndodh me palën tjetër? Frikë, tmerr nga disfata e radhës. Kur i  thashë Ramës 10 ditë më parë, kontrolloje frikën, dëshpërimin, tërbimin, pati njerëz që më panë me habi. Por çfarë ndodhi? Shkon në një vend mik dhe kryen një akt poshtërues për veten dhe tjerët.

Por, ne le të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve  për t’i dhënë vendit zgjedhjet më të qytetëruara. Rama tani bën betejën e Muhos, që është e parafundit, se e fundit është humbja në 23 Qershor. Po u kthye Muho në KQZ, më shpejt kthehet kuqoja", - theksoi Berisha.

BERISHA: SHQIPËRIA NË PAK VITE PËSOI NDRYSHIMET E SHEKUJVE

Kryeministri vlerësoi arritjet e qeverisë në pak vjet, të krahasueshme me ndryshime shekullore. "Ndryshimi i vazhdueshëm i Shëngjinit, Lezhës dhe mbarë Shqipërisë", - tha ai,- i dukshëm. -"Në pak vite Shqipëria ka ndryshuar më shumë se në tërë shekujt parardhës. Me punën, përkushtimin, mundin tuaj Shqipëria renditet krahas vendeve të zhvilluara.  Shqipëria është ndër të vetmit në Europë që jo vetëm nuk pati rritje të papunësië, por pati ulje të saj.Shqipëria, e vendosur midis Italisë dhe Greqisë, që përjetuan krizë të paprecedentë, nuk mund të mos I përjetonin pasojat, por e vërteta u provua edhe nga institucionet ndërkombëtare, se papunësia pati ulje deri në 6%. Ndërkohë janë shpëtuar nga shkatërrimi dhjetra mijëra vende pune falë reformave të kësaj qeverie".
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani