Berisha braktis çadrën, i
faturon dështimin Bashës
Ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me rrethin e tij familjar dhe mediatik, po distancohet gradualisht nga çadra para Kryeministrisë, duke ia faturuar kësisoj Lulzim Bashës dështimin e protestës, e cila tashmë ka përfunduar thjeshtë në një problem trafiku për policinë rrugore.
Ish-kryeministri Sali Berisha,
së bashku me rrethin e tij familjar dhe mediatik, po distancohet gradualisht nga çadra para Kryeministrisë, duke ia faturuar kësisoj Lulzim Bashës dështimin e protestës, e cila tashmë ka përfunduar thjeshtë në një problem trafiku për policinë rrugore. Ithtari i revolucionit dhe njeriu që duhet t’i jepte tonin që i mungon kësaj proteste, befas nuk shfaqet më në çadër.
Pas indiferentizmit befasues të faktorit ndërkombëtar, braktisjes nga Ilir Meta, rënies së vëmendjes mediatike dhe qytetare, elemente këto përcaktuese për dështimin e protestës, Sali Berisha ka rralluar deri në ndërprerje prezencën në çadrën e PD, me sa duket për t’u mos u bërë protagonist i një mbylljeje të turpshme të protestës.
Nëse 19 ditë më parë, Berisha ulej këmbëkryq poshtë zyrës së Ramës dhe e shpallte çadrën e PD si shtatmadhori të revolucionit, misionare dhe pushtet të qytetarëve, tashmë, prej disa ditësh, ish-kryeministri nuk artikulon qoftë edhe një fjalë për çadrën, në të cilën ushton vetëm monologu i Lulzim Bashës.
Gjithashtu, nëse ditët e para, kur ndërkombëtarët nuk ishin shprehur ende qartë kundër bojkotit, Berisha shfaqej pothuajse çdo ditë në çadër, pas datës 23 Shkurt, ish-kryeministri nisi të shfaqej rrallë e më rrallë, mungesë e cila është vënë re edhe nga militantët e dekurajuar. Herën e fundit që Sali Berisha u kthyer në çadër ishte dita e enjte, ku opozita improvizoi një seancë plenare paralele.
Që nga mesi i javës së kaluar, Berisha nuk është dukur më. Po ashtu, që nga dita e enjte, Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook vetëm një foto nga çadra e protestës, ndërsa prej disa ditësh nuk mban më asnjë qëndrim rreth protestës me turne. Ish-kryeministri vijon akuzat e zakonshme në Facebook, thua që protesta po organizohet nga një parti kundërshtare me Partinë Demokratike.
Krahas distancimit të Berishës, ditë e fundit, vihet re një qëndrim shpërfillës ndaj çadrës së protestës edhe nga mediat që kontrollohen dhe financohen nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit. Zhvillimet në çadrën e PD po zënë hapësirë çdo ditë e më pak në portalin e Shkëlzenit. Ndërkaq, që nga dita e parë e ngujimi, ku shoqërohej nga ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve Gazmir Spahia, Shkëlzen Berisha nuk është ka shkuar më tek çadra. Në sy ka rënë edhe mungesa e prezencës së dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili mban edhe postin e kreut të Departamentit të Mjedisit në PD.
Ish-kryeministrit Sali Berisha është pozicionuar kundër artikulimeve të Lulzim Bashës për bojkotin e zgjedhjeve të 18 Qershorit, si një vendim i rrezikshëm, por që mund ta shpëtonte nga një humbje tjetër. “Sipas meje opozita me çdo kusht duhet të hyjë në zgjedhje, duhet të garantojë votën e lirë. Vullnetit të qytetarëve, të misionarëve, nuk i reziston dot njeri. Qytetarët në aksion janë absolutisht të pathyeshëm”, ka deklaruar Berisha.
Redaksia Online
Al.N/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor 2024, 17:35
-
VIDEO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor 2024, 19:38
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor 2024, 13:41
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator 2024, 22:47
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator 2024, 07:36