Berisha presion 'Apelit'! Ditën kur Gjykata vendos fatin e PD më 3 mars, mbahet protesta e radhës e opozitës

Berisha presion 'Apelit'! Ditën kur Gjykata vendos fatin e PD më 3 mars, mbahet protesta e radhës e opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha nuk do të qëndrojë “duarkryq” ditën kur Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” i tij politik. Në 3 mars, Apeli mban seancën gjyqësore që do i japë fund njëherë e mirë se kujt i përket PD-ja dhe në po të njëjtën ditë ish-kryeministri ka thirrur protestën e radhës kombëtare. 

Pikërisht ky vendim, për mbajtjen e një proteste në ditën kur drejtësia po merr një vendim mjaft të rëndësishëm, për një çështje që është zvarritur prej më shumë se një viti, shihet si një presion nga ana e Berishës. Ky i  fundit, duket se i druhet se Gjykata nuk do i japë vulën e partisë, e prandaj ka thirrur demokratët në protestë për të “treguar forcën” e tij dhe për të treguar se ka shumicën në parti, atë që ka pretenduar që në krye të herës.

Data 3 mars do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, më këtë të fundit që ka aktualisht edhe vulën e partisë. Duhet theksuar se  Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Prandaj është shumë i rëndësishëm, pasi kështu do të mësohet edhe fati i Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit se si do të regjistrohet në zgjedhje në një kohë kur i ka zyrtarizuar kandidatët në të gjitha Bashkitë e vendit.

Kjo është protesta e tretë radhazi e Sali Berishës në atë që pretendon se është “Revolucion” për rrëzimin e qeverisë Rama, një revolucion  që duket se do të zgjasë deri në 10 vite. Ndërkaq, protestat e tjera në Tiranë, tek parlamenti nuk do të ndalen, duke u zhvilluar çdo ditë që ka seanca kuvendore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Gazi ÇFARKARI [ Cafaj ]: 15/02/2023 10:11

    Ore sali bajga sa të jet gjall do luftoi që Shqiprin ta shkatrroi me themel. Se këtë detyr i ka dhën padroni i tij Sërbi, se sali BAJGA është spiun i Sërbit. Po tani ky monstër po përpëlitet si gjarpëri kur i presin kokën. Se ky monstër po e ndjen fundin.

    Përgjigju
  • Nuriu: 15/02/2023 04:15

    Damken ''non grata'' e kam nga Sorosi, Rama, McGonigal, e te tjere, une jam i ndershem thote Berisha, megjithese e populli i di te gjitha krimet e ketij funderrine. Nje nga akuzat per shpalljen ''non grata'' ishte minimi i drejtesise. Perseri, ja ku eshte ky klysh i Enverit me shantazhet dhe kercenimet kunder drejtesise dhe kujtdo tjeter qe kerkon drejtesi.

    Përgjigju
  • minja: 14/02/2023 19:47

    vulen gjykata t'ia jape bashes,,,,qe te rrihen tek oborri i PD,,,,MES NJERI-TJETRIT ME HUNJ E DRUNJ..DO SHIKOJME GALLATE.....

    Përgjigju
  • Ledi: 14/02/2023 18:25

    Berisha kerkon neoermjet numrit dy te foltires Mul Noka qe shefi i departamentit te shtetit Bliken ti kerkoj falje per shpalljen e tij non grata nga USA.Vet Saliu e fakton me prova pse eshte non grata,pasi shantazhon drejtesine me proteste ne daten 3 mars qe do ipet vendimi per PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare