TIRANË - Mosparaqitja në sallën e gjyqit të dëshmitarit kyç në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, i cili sipas prokurorisë ka parë personat që kanë kryer vrasjen, ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Berisha në rrjetin social “Facebook”.
Sipas tij mosparaqitja e dëshmitarit në seancën e sotme ka ardhur pas urdhrit të Ramës në mënyrë që vëllai i të akuzuarit , deputeti Mark Frroku të votojë nesër në Parlament.
“Sot dëshmitari i vetëm që kishte parë me sy vrasësin e komisarit të Policisë Dritan Lamaj dhe që ishte nën ruajtjen e rreptë të Policisë, me urdhër të Ramës u arratis. Ne këtë mënyrë Rama bleu për nesër votën e vëllait të të akuzuarit, deputetit Frroku.”- shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.
Berisha ka hedhur akuza edhe për një tentativë afere me kreun e trupës gjyqësore në këtë çështje, sipas tij javë më parë, gjykatësit i është premtuar vota për në Gjykatën e Lartë në rast se do të lironte vëllain e deputetit Frroku si të pafajshëm.
“Gjykatësi nuk pranoi ofertën, ndaj dhe Rama u detyrua te organizojë apo urdhërojë arratisjen qeveritare, spektakolare. Rama luan shah me krimin dhe vrasjet.”-shton më tej Berisha.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com