Berisha:Dallimi mes vjedhjes së arit
në Krrabë me vjedhjen e thesarit

TIRANË - Ish-Kryeministri Berisha në rrjetin social “Facebook” ka krahasuar vjedhjene thesarit të BSH-së me atë të vjedhjes së floririt në Krrabë në vitin 2000 duke theksuar se ngjashmëria e qëndron në faktin se në të dy rastet është vjedhur në kasafortën më të sigurtë të shtetit, por kanë një dallim të madh.

Reagimi i Berishës ka ardhur si replikë e komentuesve të tij në rrjetin social Facebook të cilët kërkojnë një reagim ndaj PD-së për vjedhjen e thesarit, por edhe ndaj atyre që krahasojnë dy vjedhjet.

Sipas Berishës, në vitin 2000 banka dhe prokuroria tentuan ta fshehin ngjarjen, ndryshe nga tani, kur banka dhe prokuroria kanë vepruar sipas ligjit.
 
“Për ata që krahasojnë këtë vjedhje me atë të thesarit në Krrabë më duhet të theksoj se ngjashmëria qëndron se në të dy rastet është vjedhur në kasafortën me te sigurt te shtetit. Por përsëri dallimi eshte shume i madh. Ne rastin e kasafortes se Krrabes, thyerjen e te ciles isha une qe e denoncove publikisht ne janar te vitit 2000. Guvernatori i atëhershëm i Bankes se shtetit Shkelqim Cani per te fshehur vjedhjen mashtroi shqiptaret dhe deklaroi se Banka e shtetit nuk ka patur florinj ne Krrabe, nderkohe qe ne raportin vjetor te Bankes se Shtetit ai kishte raportuar sasine e floririt të Bankes se Shtetit ne tunelin e Krrabes. Ish kryeministri i asaj kohe Ilir Meta fillimisht deklaroi se ne Krrabe ka qymyr por florinj nuk ka. Asokohe Prokuroret e partisë Rakipi dhe Sallaku hapen hetimin vetem 6 muaj pas denoncimit te vjedhjes dhe arrestuan vetem denoncuesin e ndershem ( oficerin qe me njoftoi per vjedhjen e thesarit) dhe dy fshatare dhe asnjeri tjeter. Ndersa ne rastin aktual te pakten deri tani qendrimi zyrtar i bankes dhe veprimi i prokurorise eshte i kundert me qendrimet e mbajtura ne rastin e vjedhjes se thesarit te shtetit ne tunelin e Krrabes, eshte ne perputhje me shtetin ligjor.”- shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”

berisha fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit