Sonte kishte Foltore para kryeministrisë. Ishte dhe Berisha, ndejti pak dhe iku. Ndërkohë folën disa, por një prej të rinjve të PD ishte i saktë, ndonëse i hidhur për kupolen drejtuese të Selisë Blu. Ai tha gjëra pikante nga ato që vuan PD prej lidershipit të saj.
I riu që foli sonte tha se “Edhe sot e gjykoj të gabuar imponimin kundrejt demokratëve të disa figurave të papëlqyera mes nesh. Madje i gjej krejt pa vend gradimin e tyre në pozita drejtuese brenda PD apo Grupit Parlamentar. Shkelmuam pa kuptim procesin që vet e pompuam aq fort si shembull të demokracisë së brendshme, Primaret. Ju morëm hakun disa prej më të votuarve. Koncepti i demokratëve monark pas karriges, sidomos karriges opozitare, nuk i shkon PD si koncept. Çdokush ka një cikël politik. Të gjithë jemi të zëvendësueshëm, dhe PD po riciklon, nuk po rigjeneron breza. Ndaj dhe në fund i morëm rezultatet zgjedhore."
Lajmi kryesor:
PAMJE ME DRON/ Edhe i ftohti mund Berishën, mbërdhin e ikën nga protesta pas 10 minutash! Një 'grusht' njerëz me të në bulevard










