Vetëm një ditë pasi ish-kryeministri i vendit Sali Berisha publikoi disa foto, përmes të cilave tregonte, sipas tij, masakrën që po bëhet në pyjet e Elbasanit, ka reaguar edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Pyjeve ku ka thënë se rasti është konstatuar nga vetë ky institucion në muajin prill dhe se ai është nën hetim.
Gjatë ditës së djeshme, në rrjetin social Facebook, Berisha shkroi se, kjo masakër ka ndodhur në pyjet e malit të Lunikut dhe se për këtë ka akuzuar drejtpërdrejt deputetin Taulant Balla.
Ndërkohë, ISHMP ka deklaruar se oficeret e Policisë Gjyqësore kanë bllokuar provën materiale menjëherë brenda ditës dhe se çështja aktualisht është për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Ja postimi në Facebook i ish-kryeministrit Sali Berisha
Gezuar diten boterore te mjedisit?!
Te dashur miq, dita boterore e mjedisit e gjen mjedisin ne Shqiperi i teri ne kthetrat e kusareve te shtetit. Ujerat e brigjeve te detrave dhe liqenjve te Shqiperise u shpallen zyrtarisht nga Enti Europian i Pastertise se Ujerave pak dite me pare si te vetmet ujera jo te pasterta ne Europe. Nderkaq ende nuk ka asnje pergjigje per ndotjen e gjirit te Durresit dhe Vlores me qindra e qindra tonelata mbetje nafte te derdhura fshehtas nga kriminel te vertet pavaresisht se dhjetera institucione paguhen me taksat tona per kete qellim. Por ato nuk kane asnje pergjigje per llojin, sasine e ndotjes, rrezen e ndikimit, rrezikshmerine afatgjate. Ne fotot meposhtme tregohet masakra ne pyjet e Malit te Lunikut ne Librazhd e fotografuar sot. Bandat e Edvinit dhe Taulantit kane prere mijera peme ne pyjet e virgjera te vendit edhe tani 5 muaj pasi qe kinse shpallen moratorium te prerjeve ne pyje. Prerjet jane te fresketa dhe ka tallash te bardhe ende ndersa pemet e prera jane me gjethe te gjelbra cka tregon prerje gjate dy javeve te fundit. Mjedisi eshte me shume se çdo gje tjeter i lidhur me shendetit tone dhe po shkaterrohet dhe ndotet gjithnje e me shume cdo ore, dite dhe jave me shume! sb
Ja njoftimi për shtyp i ISHMP
Referuar njoftimit per media te PD shperndare diten e sotme, ISHMP sqaron se
- Prerjet e paligjshme fotografuar e denoncuar nga PD sot, i perkasin rastit flagrant identifikuar me 10 Prill 2016 nga Ishmp
- Ishmp Qendror, Ishmp Elbasan e Komisiariati Librazhdit me dt 10 Prill 2016 kane konstatuar ne vendin e quajtur Darkat e Lunikut prerje te paligjishme
- Eshte identifikuar prerja e 690 cope drureve
- Oficeret e Policise Gjyqesore kane bllokuar proven materiale menjehere brenda dites
- Ceshtja aktualisht eshte per veprime te metejsheme ne Prokurorine Rrethit Gjyqesor Elbasan
- Vendi ku jane bere fotografimet e PD jane prova materiale lene ne ruajtje nga Prokuroria elbasan
- Ergys Agasi Kreu i ISHMP siguron se kontrolli mbi pyjet vazhdon te jete rigoroz dhe cdo rast paligjshmerie te ndeshkohet maximalisht sipas ligjit
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com