Prej disa ditësh ish Kryeministri Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook denoncon kultivimin e hashashit me foto të cilat ai vendos shënimin në arat e Saje Qorrit në lumin e Vlorës.
 
Por del bllof se e vërteta dhe origjina e fotove është krejt tjetër pasi rezultojnë të kopjuara në internet.
 
Berisha i cilëson fotot me shënimin Në arat e Saje Qorrit dhe Shullazit, Lushnje Fier.
 
Këto foto Berisha jep shpjegimin se ndodhen në Fier e Lushnje. Me një kërkim të thjeshtë rezulton se kjo nuk është e vërtetë pasi origjina e kësaj foto është postuar fillimisht nga Christopher Iverson në 2015 me shënimin Fushat e ëndrrave në Zvicër (duke ju referuar kanabisit).
 
Po kështu rezulton dhe foto tjetër ku siç dhe mund të shihni në këtë portal është shkrepur në 2014 në Colorado ku Departamenti i Shëndetit ka promovuar një lloj të ri kanabisi si pjesë e bimës medicinal.
 
Këto nuk janë të vetmet foto të cilat si përkasin aktualitetit të kanabisit në Shqipëri, por dhe territorit në vendin tonë. Një e tillë ishte dhe një ditë më parë e publikuar po nga Berisha por e kundërshtuar më pas me foton aktuale nga ministri i Brenshëm Tahiri.
 
Shiheni krahasimin e fotos së Berishës me foton e Tahirit. Kjo zonë njohet ndryshe si Gryka e Sopotit dhe sot rezulton e pa mbjellë me drogë.
 
Gënjen Berisha apo qytetari Dixhital i Berishës kjo ende nuk ka një përgjigje por ajo çka duket qartë se këtë herë doktori ka sjell një foto nga Kolorado dhe Zvicra për të krijuar hashashin në tokën shqiptare në të cilën përballja e shtetit me narkotrafikun vazhdon çdo ditë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. “Ne arat e Saje qorrit dhe Edvin Shullazit, Lushnje, Fier!” shkruan Berisha per dy fotot. Ndërsa Tahiri, pasqyron edhe linqet ku janë marrë këto foto, të cilat rezultojnë në Kolorado dhe në Zvicër.

fotot

(Website "High Times" ku janë publikuar fotot e parcelave me kanabis në Colorado)

fotot

(Fotot e publikuara në Facebook nga ish kryeministri Sali Berisha, të njëjtat me ato të "High-Times")

fotot
(Foto që tregon parcelën me kanabis në Zvicër, publikuar nga Christopher Iverson në 2015, kopjuar nga Berisha)

Sipas Saliut, ne foto arat e mia te droges Lushnje, Fier. Sipas te vertetes, foto ne Zvicër dhe Colorado. Ja provat... Rrenat që duhet të lëmë pas, duke punuar për të ardhmen”, shkruan Tahiri teksa publikon edhe fotot.

fotot e tahirit

(Lart Foto e publikuar në Facebook nga ish kryeministri Sali Berisha për drogën Grykën e Sopotit)


(Poshtë Foto aktuale të Grykës  së Sopotit të publikuara në Facebook nga Ministri i Brendshëm që përgënjeshtrojnë deklaratën e Berishës)
fotot e tahirit

fotot e tahirit

fotot e tahirit

Ministri i Brendshëm sqaron edhe fotot e publikuara nga Berisha për kultivimin e hashashit në Grykën e Sopotit. Tahiri thotë se foto e publikuar nga Berisha i përket kohës kur në krye të qeverisë ishe vetë ai, ndërsa për antitezë sjell disa foto aktuale të vendit në fjalë ku nuk ekziston asnjë bimë kanabis.

Ja statusi i Saimir Tahirit në Facebook
Foto 1, Gryka e Sopotit plot kanabis, ne kohen e Saliut (me akuzoi se eshte droga ime). Fotot e tjera, realiteti sot. 
Ja genjeshtrat e SHQUPit. Keta shpifin pa hesap.
Por eshte mjaftueshem per te kuptuar perpjekjen e tyre per te na penguar me cdolloj akuze e shpifje.
Eshte mjaftueshem per te kuptuar ku ndahet e shkuara nga e tashmja.
Per te kuptuar c'kemi lene pas e c'kemi arritur. 
Mjaftueshem per te kuptuar ku nuk duhet te kthehemi e sa duhet te punojme per te ardhmen e gjenerates tjeter. 
‪#‎policiaqeduam

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)