GRAMSH- Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin sot në Gramsh, por sërish u shfaqën me simbolet e Partisë Demokratike. Pak orë pasi kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i dërgoi një kërkesë AMA-s dhe KQZ që të nisin hetim për ata që përdorin simbolet e PD-së, Berisha dhe Meta duket se janë treguar moskokëçarës ndaj kësaj thirrje dhe po vijojnë të përdorin gjatë fushatës simbolet e PD-së. Nga Gramshi ku prezantuan për kryebashkiak, Hasim Çekrezi, në takim u vunë re edhe flamujt me logon e Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij për mediat, Meta tha se në këto katër vite Gramshi është keqqeverisur dhe se më 14 maj do të rikthejnë kontrollin në bashki. Sipas Metës, ‘Rilindja’ ka shpërdoruar taksat e qytetarëve, ndërsa tha se programi i tyre është shpopullimi i vendit.
Po të njëjtën gjë tha edhe ish-kryeministri Berisha, i cili u shpreh se qytetarët po largohen për shkak të korrupsionit dhe vjedhjes që bëjnë politikanët.
“Mbi 1 miliardë euro të taksave të Tiranës janë shpërdoruar në errësirë, kur ndodh aty, ju e dini se çfarë ka ndodhur në Gramsh. Ne do kthejmë kontrollin tuaj mbi bashkitë dhe këshillat. Do garantojmë transparencë absolute mbi punët në Gramsh. Kandidatët tanë nuk kanë ardhur të imponuar, por i keni zgjedhur vetë. Kjo është arsyeja pse sot komuniteti i Gramshit është kaq i bashkuar për të mbështetur Hasim Çekrezin si kryebashkiak të ardhshëm”, tha Meta.
“Largim nga Shqipëria sa në asnjë katastrofë. Thashë edhe njëherë, nuk ka rreth më të bekuar, vend më të bekuar se ai që ka më shumë ujëra dhe megjithatë 1/3 e këtij vendi janë larguar në 8 vite nga Gramshi. E po kështu nga Shqipëria. Pse, sepse këta qeveritarë nga mëngjesi gjer në darkë, vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, Berisha u ndal edhe në nismën e PS që një pjesë të fondit elektoral, e kanë çuar për mbjelljen e pemëve në të gjitha bashkitë e vendit. Berisha tha s epo e bën për t’iu hedhur hi syve qytetarëve. Ndërkohë, Berisha tha se Erion Veliaj, gënjen pasi nuk i mbjellë 1 mln pemë në Tiranë.
“Ka kapur lopatën tani dhe kalojnë nga rrethi në rreth me lopatë në dorë se gjoja po mbjellin pemë. Prisni, me dheun e asaj lopate ai në radhë të parë do të ju hedhë hi syve qytetarëve, se nuk është i zoti të ballafaqohet në asnjë rast me asnjë kandidat tonë në asnjë bashki.
Sille atë, sille këtu. Të ju pyes një gjë. A duhet që të përballemi në televizor njëri me tjetrin dhe të ua themi të vërtetat njëri-tjetrit para jush. Këta se pranojnë, nuk ka kandidat të tyre. Këta janë si hije, nuk dalin në asnjë ekran televiziv. Dhe pastaj merr lopatën dhe mendon se do të ju mashtrojë me lopatën. Merr lopatën dhe do të mbjellë gjithsej, 3600 pemë.
Po ku e kanë hallin, e kanë hallin tek pylli 1 milion, që bashkë me Erion Veliajn pretendojnë se kanë mbjellë 1 mln pemë në Tiranë. Por të ju them të vërtetën. Kur bëra llogaritë dhe e shihja se ishte e turpshme, një mashtrim banal i papërgjegjshëm, ato 1 milion pemë, duan të paktën 6-9 mijë hektarë. Kurse parku i liqenit ka 32 mijë pemë”, tha Berisha.
Sa i takon sloganit të PS-së, ‘Vetëm përpara, kurrë më mbrapa, Berisha tha se një votë për Edi Ramën do të thotë shkatërrim dhe asgjësim i familjes.
O Sali,kush e shpopulloi gramshin,tropojen,etj U mbush keneta e durresit me banore nga te gjitha rrethet,sidomos nga veriu.Edhe nga Gramshin..Te pakten atehere kishte dhe nja dy uzina mekanike,qe Nese nuk prodhonin arme mund te prodhonin tenxhere,lavatrice,thika ,luge e pirunj Edhe per eksport.Kush i shkaterroi,i mbylli,la njerezit pa Pune.Ta zemer se nje dite do futen ne prodhim.Ku i Ke specialistet qe ishin banore te gramshit?E nxite gjithecka ,Sali
Përgjigju