TIRANË - “Dhunë e egër policore ndaj protestueseve paqësor shqiptar”, kështu i ka cilësuar në rrjetin social “Facebook” ish-kryeministri Berisha përplasjet e dhunshme mes protestuesve shqiptarë me policinë maqedonase në Shkup, ndërsa u bën apel qytetarëve shqiptarë të ruajnë gjakftohtësinë dhe shmangin përkeqësimin e gjendjes tejet të nderë në marrëdhëniet ndëretnike në Shkup.
Sipas Berishës shqiptarët në Shkup muajt e fundit janë përballur me dhunë dhe terror, si të ekstremisteve albanofob maqedonas ashtu dhe të autoriteteve policore të këtij vendi.
“Pak kohë më parë një krim i dënueshëm, vrasja e një të riu maqedonas nga një i ri shqiptar, u përdor si pretekst nga ultranacionalistët maqedonas për të djegur, shkatërruar, plaçkitur pa dallim të gjitha lokalet, dyqanet, pronat e shqiptareve te lagjes ku ndodhi krimi. Autoritet maqedonase ndërhynë, por me plogështi dhe me vonesë”- thotë Berisha.
Ndërsa sot sipas Berishës një protestë paqësore e shqiptarëve kundër dënimit me burgim të përjetshëm te 6 shqiptarëve si autorë të një krimi monstruoz, vrasjes se dy viteve më parë të 5 maqedonasve, degradoi në një dhune të egër policore ku pati dhjetëra protestues të lënduar madje edhe nga policia.
Në fund të statusit të tij Berisha duke dënuar dhunën ndaj protestuesve u bën thirrje autoriteteve Maqedonase të ndëshkojnë me forcën e ligjit autorët e kësaj dhune.
(Statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në rrjetin social "Facebook")
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sipas Berishës shqiptarët në Shkup muajt e fundit janë përballur me dhunë dhe terror, si të ekstremisteve albanofob maqedonas ashtu dhe të autoriteteve policore të këtij vendi.
“Pak kohë më parë një krim i dënueshëm, vrasja e një të riu maqedonas nga një i ri shqiptar, u përdor si pretekst nga ultranacionalistët maqedonas për të djegur, shkatërruar, plaçkitur pa dallim të gjitha lokalet, dyqanet, pronat e shqiptareve te lagjes ku ndodhi krimi. Autoritet maqedonase ndërhynë, por me plogështi dhe me vonesë”- thotë Berisha.
Ndërsa sot sipas Berishës një protestë paqësore e shqiptarëve kundër dënimit me burgim të përjetshëm te 6 shqiptarëve si autorë të një krimi monstruoz, vrasjes se dy viteve më parë të 5 maqedonasve, degradoi në një dhune të egër policore ku pati dhjetëra protestues të lënduar madje edhe nga policia.
Në fund të statusit të tij Berisha duke dënuar dhunën ndaj protestuesve u bën thirrje autoriteteve Maqedonase të ndëshkojnë me forcën e ligjit autorët e kësaj dhune.
(Statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në rrjetin social "Facebook")Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)









