Berisha: Do futemi në fazën e dytë të revolucionit, të fitojmë zgjedhjet lokale

 

Ndonëse protestat e organizuara nga Sali Berisha, nuk sollën asnjë revolucion ashtu siç ai pati premtuar, ish-kryeministri tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se tashmë do të futen në ‘fazën’ e dytë të revolucionit. Mesa duket për Berishën faza e parë e revolucionit qenka ‘realizuar me sukses’ dhe tashmë do të futen në një fazë tjetër që është ajo e fitimit të zgjedhjeve.

"Ju do të dëgjoni nga shumë bashkëbisedues tuaj të flasin për revolucionin si një diçka traumatike, por në fakt nuk ka gjë më të shenjtë për këtë shoqëri sot, sesa revolucioni. Sepse duhet të shpëtojë kjo shoqëri. A nuk janë përzënë nga Shqipëria nga viti 2014-2022, 937 mijë qytetarëve vetën në hapësirën e BE-së. A nuk janë përzënë. Asnjë lloj lufte nuk mund të ishte kaq shpresëvrasëse tek shqiptarët sa ky regjim. Pra është jetike për ne.

Së pari të shtrojmë këto pyetje vetes tonë, së dyti të hapim një debat me çdo shqiptar. Nuk e kemi për vete ne këtë, nuk e kemi për pushtetin tonë. Jo kjo është për çdo shqiptar, kjo është për Shqipërinë, kjo është për ti dalë zot këtij vendi dhe shpëtuar nga kjo katastrofë në të cilën po rrokulliset me shpejtësi, sa asnjë vend tjetër i planetit. Pa luftë civile, pa ndonjë luftë tjetër, vetëm një shpresëvrasës nga mëngjesi deri në darkë.

Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë, duhet të shumëfishojnë ccdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha: Do nisim fazën e re të revolucionit, të fitojmë zgjedhjet! Neza e Duçka iu vinin gjoba biznesmenëve, hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar