Berisha: Do nisim fazën e re të revolucionit, të fitojmë zgjedhjet! Neza e Duçka iu vinin gjoba biznesmenëve, hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Këshillit Kombëtar dhe sërish është ndalur në diskutimet për çështjen e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka bërë çdo gjë për të asgjësuar Partinë Demokratike, por nuk ia doli dot. Me anëtarët e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se rrëzimin e Ramës do ta sjellin vetëm me revolucion.

“Dështoi çdo përpjekje për asgjësimin tonë që filloi duke paguar si vrasës me pagesë kryezbulesin e botës dhe duke mobilizuar, për të fshirë nga faqja e dheut PD. Historia do të flasë dhe do ti dënojë këtë akte makabër korrupsioni të një grushti të vërtet shteti kundër demokracisë. Por ja ku jemi të palëkundur në rreshtimin tonë me vendet e mëdha të lira dhe vendet e lira në tërësi”, tha Berisha.

Por ndonëse protestat e tij, nuk sollën revolucionin e premtuar, Berisha thotë se tashmë do të futën në fazën e dytë të revolucionit. Pra sipas tij, fazën e parë të revolucionit e paska ‘realizuar me sukses’ dhe tashmë faza e dytë është ajo e fitores në zgjedhjet vendore.

“Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë, duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë", tha Berisha.

Për t’u ndalur sërish tek çështja e McGonigal, Berisha thotë se Dorian Duçka e Agron Neza iu vinin gjoba biznesmenëve në Tiranë, duke sjellë sipas tij biznesin e ‘black listimit’ . Pra sipas Berishës, me këto para që u merrnin biznesmenëve lobonin për t’iu hequr sanksionet ose që të mos sanksionohen nga SHBA. Ish-kryeministri thotë se ata nuk vepronin të vetëm, por kishin edhe mbështetjen e Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim.

"Këta mafiozë hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’. A e dini ju që McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenët nëpër tavolina, hajde pak njëherë se më duket ke diçka", u shpreh Berisha. 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u vendos që të mbahet sërish protestë ditën e enjte para parlamentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Berishës, të enjten sërish protestë para Kuvendit

Ditën e enjte do të mbahet sërish protestë para parlamentit. Protesta do të mbahet njëkohësisht në kohën kur do të zhvillohet edhe seanca plenare, njëjtë si dy herët e kaluara. Deputeti Flamur Noka thotë se protesta u vendos që të mbahet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Kjo protestë do të mbahet teksa e gjithë vëmendja është e zhvendosur te protesta e 3 marsit.

“Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosi: Protestat do të vazhdojnë! Thirrje qytetarëve për protestën e radhës ditën e Enjte, para Parlamentit, ora 10:00! Liri pa fjalë të lirë nuk ka! Edi Rama nuk ka shans t'i mbyllë gojën opozitës”, shkruan Noka.

Ora 18:28
Berisha: Agron Neza dhe Dorian Duçka u vinin ‘gjoba’ biznesmenëve, këta mafiozë 'hapën në Tiranë biznesin e black listimit’

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Agron Neza dhe Dorian Duçka u vinin gjoba biznesmenëve në Tiranë. Sipas Berishës, ata shkonin iu uleshin në tavolinë biznesmenëve që kishin para dhe u kërkonin lekë për t’iu hequr non gratën në SHBA.

Ndaj dhe hymë në një fazë të re, në një fazë në të cilën ne do të arrijmë fitore vendimtare ndaj këtij regjimi. Nuk duhet të dekurajohemi, nuk duhet të pranojnë për asnjë rast të tërhiqemi. Mendoni për një moment, çfarë diktature përjetojnë sot qytetarët shqiptarë nga mashtrimi dhe relativizmi. Mendojeni pak, për ti thënë vetes se sa herë, sa jetike është që çdo demokrat të ulet me çdo shqiptare e çdo shqiptar.

Mediat sot për shkak të kontrollit të pamëshirë të qeverisë mbi pronarët, ushtrojnë atë të cilën dikur i pavdekshmi, Papa Benedikti i 16 e quajti diktatura e realivizmit.  A është në hetim Edi Rama, apo nuk është në hetim Edi Rama? Po ju jap vetëm këtë shembull shqiptarëve, në një kohë kur vendimi i gjykatës Amerikane thotë se është në hetim, e keni vënë re ju se në shumicën e ekraneve, është në hetim, nuk është në hetim.

Mora një shembull që është në hetim me gjithçka të tij, e që ai hetim do ta ndjekë gjithë jetën e që ai hetim do të zhvillohet edhe në Shqipëri dhe nuk ka ku të shkojë, sepse këta mafiozë hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’. A e dini ju që McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenët nëpër tavolina, hajde pak njëherë se më duket ke diçka. Absolutisht, është e vërtetë. Gjer në këtë shkallë degradoi. Por në cilin vend të botës nuk ndiqen këta, përveç se në shtetin mafioz të Edi Ramës, këta gjobëvënës të pafytyrë. Absolutisht. Nuk ishin vetëm ata, nuk ishin pa mbështetje ata.

Ora 18:09
Berisha: Dorian Duçka kishte mbështetje nga Kim, ambasadorja të shpjegojë përse i ka bërë ‘simpati’ në Instagram

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Dorian Buçka kishte mbështetjen edhe ambasadorëve. Berisha thotë se Kim i ka dhënë herë pas here like Duçkës në Instagram. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Berisha tha se Kim duhet të shpjegojë përse i ka bërë ‘simpati’ Doran Duçkës.

“Absolutisht, nuk ishin vetëm pa mbështetje. Çfarë e shtynte Kim t’i bënte simpati në instagram Dorian Duçkës. A mund të na e thotë pak zonja. Në vend se të njoftonte vendin e vet, se këta mafiozë po shkelmojnë çdo gjë, Duçka u nxirrte ndjekësen VIP. ”, tha Berisha.

Ora 18:09
Berisha: Do futemi në fazën e dytë të revolucionit, të fitojmë zgjedhjet lokale

 

Ndonëse protestat e organizuara nga Sali Berisha, nuk sollën asnjë revolucion ashtu siç ai pati premtuar, ish-kryeministri tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se tashmë do të futen në ‘fazën’ e dytë të revolucionit. Mesa duket për Berishën faza e parë e revolucionit qenka ‘realizuar me sukses’ dhe tashmë do të futen në një fazë tjetër që është ajo e fitimit të zgjedhjeve.

"Ju do të dëgjoni nga shumë bashkëbisedues tuaj të flasin për revolucionin si një diçka traumatike, por në fakt nuk ka gjë më të shenjtë për këtë shoqëri sot, sesa revolucioni. Sepse duhet të shpëtojë kjo shoqëri. A nuk janë përzënë nga Shqipëria nga viti 2014-2022, 937 mijë qytetarëve vetën në hapësirën e BE-së. A nuk janë përzënë. Asnjë lloj lufte nuk mund të ishte kaq shpresëvrasëse tek shqiptarët sa ky regjim. Pra është jetike për ne.

Së pari të shtrojmë këto pyetje vetes tonë, së dyti të hapim një debat me çdo shqiptar. Nuk e kemi për vete ne këtë, nuk e kemi për pushtetin tonë. Jo kjo është për çdo shqiptar, kjo është për Shqipërinë, kjo është për ti dalë zot këtij vendi dhe shpëtuar nga kjo katastrofë në të cilën po rrokulliset me shpejtësi, sa asnjë vend tjetër i planetit. Pa luftë civile, pa ndonjë luftë tjetër, vetëm një shpresëvrasës nga mëngjesi deri në darkë.

Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë, duhet të shumëfishojnë ccdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë", tha Berisha. 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 23/02/2023 10:58

    AHAHA ...BANDITI SALI NJESOJ SI LULI I VOCERR

    Përgjigju
  • Eno: 22/02/2023 19:53

    Nuk te beson me njeri o sali

    Përgjigju
  • Ani: 22/02/2023 19:52

    Mut do hani prap o sali

    Përgjigju
  • Iris: 22/02/2023 00:32

    Cfare fantazie! Me siguri qe lexoi per ate ish-punonjesin e tatimeve,a cfare ishte,qe u vinte gjoba bizneseve dhe ja ku e krijoi intrigen e radhes,vetem se tani nderoi aktoret duke e bere dhe me te trashe e me qesharake.E sa per shkaterrimin e PD,asnje nuk e ka bere me mire kete akt se sa vete Berisha.

    Përgjigju
  • ilir: 22/02/2023 00:11

    ashtu si i vije ti sali me vajzen tende argiten,,,gjobe biznesmenit indian qe te paguante 3 milion euro,,qe te lejohej te bente investim ne shqiperi,,apo harrove....qen i ndyre...

    Përgjigju
  • O loku i Vicidolit: 21/02/2023 22:35

    Shko shpellave gjej preher tek dhite ose te arinjte .

    Përgjigju
  • Linda: 21/02/2023 19:38

    Nga ndjekjet qe u beni pelqimeve ne facebook e instegram i nxirrni te dhenat e intrigave tuaja jo se i keni mare vesh nga Amerika.Kerkoni dhe llogari ne parlament dhe e bllokoni per keto budallalleqe absurde jeni njerez te shkalluar nga trut.

    Përgjigju
  • Notknow: 21/02/2023 19:14

    Po po ja se per ti fitu ke,humb* doje te thoje Sali

    Përgjigju
  • Goni: 21/02/2023 19:13

    Kthehu ne anen tjt sale se ka endrra me tbukra

    Përgjigju
  • Eda: 21/02/2023 19:03

    Ramamerret vec me punet e veta

    Përgjigju
  • Klodiana: 21/02/2023 18:46

    e gjete ti ska pune tjeter rama te meret me pd

    Përgjigju
  • Toni: 21/02/2023 18:44

    Ju jeni rrezuar me kohe

    Përgjigju
  • Flori: 21/02/2023 18:44

    Po ja e shef me ju do merret rama,ju keni marr fund vet,e di i gjithe populli ca kriminelesh jeni.

    Përgjigju
  • Aurel: 21/02/2023 18:43

    Do benj revolucion ju,me ca do e beni me 20 veta,nuk ju beson me njeri juve,se e di ca krimineli je o berish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë