IRLANDË - Ish-kryeministri Berisha, theksoi se  në Samitin e PPE do të ngrejë çështjen e shoferëve të furgonave në aktivitet.

Në një postim në faqen e tij në Facebook Berisha shkruan se: “Qytetare dhe qytetarë, ju bëj thirrje të mbështesim me të gjithë forcën tonë shoferët e furgonave që po protestojnë për kafshatën e gojës të fëmijëve të tyre, por dhe kundër qëndrimeve arbitrare e dhunës të kësaj qeverie ndaj nesh.

Unë do ta ngre çështjen e tyre të drejtë këtu në Kongresin e PPE në Dublin. Marshi tjetër le të jetë marshi i fitores”.

Por Berisha mesa duket ka harruar që s’është pjesë e axhendës së folësve në këtë samit dhe mesa duket, këtë çështje do ta ngrejë në muhabetet e tij në takimet rutinë me krerët e partive të tjera evropiane të djathta.

Shkrimi u publikua sot(07.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)