Berisha drejt arrestimit, avokati Çaça tregon ku gaboi ish-kryeministri: Kërkesa e SPAK e pritshme

 

Avokati Përparim Çaça i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se kërkesa e SPAK për masë më të ashpër sigurie për Sali Berishën, ishte e pritshme dhe erdhi si pasojë e refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Kjo ishte një gjë e pritshme. Edhe kodi i procedurës penale e ka të përcaktuar se nëse nuk zbatohet vendimi i gjykatës mund të kërkohet masë më e ashpër, që në rastin konkret është ajo e arrestit në shtëpi. Për SPAK masa më e përshtatshme për Berishën ishte ajo që ka kërkuar dhe është vendosur nga gjykata. Kërkesa e re vjen si rezultat i moszbatimit të gjykatës. Edhe vetë Berisha është dakord që ta votojë këtë kërkesë, ose është ai që ka kërkuar që në krye të herës që për çdo kufizim lirie të kërkohet autorizim i Kuvendit. Them se Kuvendi do e miratojë këtë.  Do jetë interesat fakti se në çfarë banese do zbatohet arresti në shtëpi”, tha Meçe.


Lajmi kryesor:

A do e votojë PD heqjen e imunitetit të Berishës? Kulluri: Mbështesim vendimet e SPAK! Meçe: Ish kryeministri po përgatit terrenin që t'i kalojë partinë Argitës


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit