Prokuroria e Posaçme përmes një relacioni prej disa faqesh i ka kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës.
Anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbën Hitaj i pyetur nëse PD do të votojë heqjen e imunitetit për Berishën tha se fillimisht duhet të njihen me dosjen dhe më pas të vendosin. Nga ana tjetër ai nënvizoi se PD mbështet punën e SPAK kundër korrupsionit.
“Ne e mbështesim prokurorinë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse jemi të qartë dhe mendojmë se do ketë një ritëm krejt tjetër nga ai i viteve me parë për këto plagë. Duhet të njihen me çfarë përmban dosja dhe të votojnë”, tha ai.
Ish deputeti demokrat Arben Meçe deklaroi se Berisha ishte i ndërgjegjshëm për rezistencën që ka bërë duke refuzuar të zbatojë vendimin e GJKKO detyrim paraqitje, madje sipas tij kjo ishte e vetmja alibi që mund të krijonte për të justifikuar dështimin e aksionit politik të Foltores. Me shfaqjen e Argita Malltezit në dy aktivitetet e fundit politike të Berishës që pjesëmarrja është zbehur dukshëm, sipas Meçes, tregon se Berisha po përgatit terrenin për t'i kaluar Foltoren të bijës.
"Çështja nuk është thjesht ligjore në këtë rast. Është politike. Këtu mendoj se duhet të qëndrojë diçka sepse kërkesa që i bëri SPAK Gjykatës së Posaçme ishte që Berisha të pyetej. Berisha e futi në korridore të interpretimit politik jo po shkelje e kushtetutës. Berisha është i ndërgjegjshëm në atë rezistencë që bëri. Berisha është prej dy vitesh në aksionin e foltores. Aksioni i Foltores rezultoi i dështuar. Dhe Berisha s’mund ta pranojë se ky aksion i nisur prej tij dështoi dhe do një alibi për të thënë se dështoi prej këtij vendimi. E bëri për të justifikuar përmes këtij sanksioni dështimin e vet politik. 10 ditë më parë e përgatiti në Kuvendin e foltores ku prezantoi dhe pasardhësin."
“Foltorja ka hyrë në trajektoren e saj rënëse”, kështu ka deklaruar anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri në “Studio Live” në Report TV.
“Foltorja ka hyrë në trajektoren e vetë të rënies që pas dështimit me të gjitha angazhimet që morën. Berisha tradhtoi atë që nisi të bënte, kur shpalli rikthimin e tij në krye të PD. Ishte një lëvizje e gënjeshtërt. Berisha nuk mbajti përgjegjësi për rezultatet në zgjedhje. U votëbesua një njeri që humbi 51 me 7. Mblodhi 200 vetë... Nëse unë dhe kolegët e mi kemi kërkuar mbajtje përgjegjësie, debat, s’ka asnjë debat. Pjesa tjetër është për të ardhur keq kur pashë disa personazhe që kanë bërë histori në PD dhe shkojnë aty i bashkohen një sekti personal.
Disa qanin kur Berisha dha dorëheqjen. Berisha siç ka merita në këtë vend ka pasur ndikim negativ në shumë aspekte. Më kryesori pas 92 partia s’ka qenë një parti e hapur për debat, por nën ndikimin e madh të kryetarit. Kulturë nga e cila nuk shpëtuam dot. Kjo është sfida. A do kthehemi në një parti që prodhon besim. Vendimi i 18 dhjetorit që është marrë me rezolutë nga zoti Bardhi, është vendim i qartë që ne me Berishën ndahemi për shkak të shpalljes non grata. Është i ri, shpresoj të mos e ketë zënë demenca...
Ne jemi të hapur të negociojmë me çdo njeri që mendon se Pd duhet të ketë një rrugë politike. Çështjet personale janë çështje personale. Nëse ne themi që Ahmetaj të hetohet, ne s’mund të themi që kafshët tona si te ferma e kafshëve janë ndryshe. Ose të hetohen të gjithë... O do pranojmë regjim kushtetues për të gjithë”, tha ai.
Sali Berisha ishte i ndërgjegjshëm për rezistencën që ka bërë duke refuzuar të zbatojë vendimin e GJKKO për detyrim paraqitje. Kështu shprehet ish deputeti demokrat Arben Meçe në “Studio Live” në Report Tv, ndërsa nënvizon se ai e bëri qëllimisht këtë rezistencë për të pasur një alibi që të justifikonte dështimin e aksionit të tij politik me Foltoren.
“Problemi i zotit Berisha ka dy pista atë ligjore dhe politike. Në atë ligjore, procedura, dihej që kjo do ndodh. Nëse Berisha do ishte person i zakonshëm menjëherë bëhej tërheqja forcërisht.
Çështja nuk është thjesht ligjore në këtë rast. Është politike. Këtu mendoj se duhet të qëndrojë diçka sepse kërkesa që i bëri SPAK Gjykatës së Posaçme ishte që Berisha të pyetej. Berisha e futi në korridore të interpretimit politik jo po shkelje e kushtetutës. Berisha është i ndërgjegjshëm në atë rezistencë që bëri. Berisha është prej dy vitesh në aksionin e foltores. Aksioni i Foltores rezultoi i dështuar. Dhe Berisha s’mund ta pranojë se ky aksion i nisur prej tij dështoi dhe do një alibi për të thënë se dështoi prej këtij vendimi. E bëri për të justifikuar përmes këtij sanksioni dështimin e vet politik.
10 ditë më parë e përgatiti në Kuvendin e foltores ku prezantoi dhe pasardhësin. Ngjarjen dua të interpretoj në këtë pistë dhe jo në atë ligjore. Në këtë moment partitë politike s’mund të mbajnë asnjë qëndrim politik”, tha Meçe.
Një strukturë ushtarake e ka konsideruar ish-deputeti Arben Meçe Rithemelimin e PD të Sali Berishës.
“Tenton të prodhojë mit kur ka 30 vite në politikë. Skema politike që ndërroi për dy vite dëshmoi por Berisha s’ka hequr dorë. Pse? Fjalimi i djeshëm që mbajti tregon se do vazhdojë luftën. Tani bën viktimë si njeri i burgosur politik. Berisha nuk është tërhequr. Drejtimin ia la të bijës. PD e Berishës nuk është PD mbi atë analizë që bëjmë ne. Është strukturë ushtarake. Kur bëri ndryshimin e madh në kongres ishin të gjitha kasketat e vjetra. Pas kongresit u zhdukën”.
Skenari i Berishës dhe i Rithemelimit pas kërkesës së SPAK për t’i ashpërsuar masën e sigurisë sipas Meçes është që ish-kryeministri të viktimizohet si i burgosur politik.
“Udhëheqësi i Rithemelimit sipas tyre është i burgosur politik. Rithemelimi do ketë një kaos për të mbrojtur sistemin demokratik. Këtë lojë po bën Berisha dhe do ta kurorëzojë me sukses. Ju e dhatë aktivitetin te pallati i kongreseve. Një përqendrim i regjisë te udhëheqësi. S’kam nevojë të them tani se çfarë bën Basha. Gjithë tezat e Bashës përfshihen në 5 pika. Njëri është vetingu. Këtë po e bën SPAK. Tjetra është presidenti nga populli. Kush e njeh sistemin e di mirë që nuk bëhet. Këtu problemi nuk është sistemi por janë partitë totalitariste. Janë parti që udhëhiqen nga individë. A e bën Basha revolucionin. Ne jemi të bindur se e bëjnë individët revolucionin”.
Avokati Përparim Çaça i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se kërkesa e SPAK për masë më të ashpër sigurie për Sali Berishën, ishte e pritshme dhe erdhi si pasojë e refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
“Kjo ishte një gjë e pritshme. Edhe kodi i procedurës penale e ka të përcaktuar se nëse nuk zbatohet vendimi i gjykatës mund të kërkohet masë më e ashpër, që në rastin konkret është ajo e arrestit në shtëpi. Për SPAK masa më e përshtatshme për Berishën ishte ajo që ka kërkuar dhe është vendosur nga gjykata. Kërkesa e re vjen si rezultat i moszbatimit të gjykatës. Edhe vetë Berisha është dakord që ta votojë këtë kërkesë, ose është ai që ka kërkuar që në krye të herës që për çdo kufizim lirie të kërkohet autorizim i Kuvendit. Them se Kuvendi do e miratojë këtë. Do jetë interesat fakti se në çfarë banese do zbatohet arresti në shtëpi”, tha Meçe.
kelliri nuk eshte ne ndonje forum te pd qe te jape mendime ne emer te saj
Përgjigju