Kuvendi i Shqipërisë ‘dorëzoi’ Sali Berishën në duart e SPAK dhe tashmë ish-kryeministri do të përballet me drejtësinë për aferën ‘Partizani’ pa imunitet deputeti.

Me 75 vota pro u miratua kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, dhe menjëherë në rrjet nisi humori.

Tashmë SPAK do t’i drejtohet GJKKO me kërkesën për shtrëngimin e masës nga 'detyrim paraqitjeje' në ‘arrest shtëpie’ ose ‘arrest në burg’.