Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas sulmeve të ndodhura në KZAZ nr. 3 në Shkodër. Ai thotë se kjo është një përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD dhe fton qytetarët të distancohen nga kjo ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Berisha 'duartroket' agresorët e Tropojës: Kryengritës, fitimtarë! I dhanë përgjigje farsës së varrhimësit

1560869265_berisha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha përkrah aktet e dhunshme të militantëve dhe punonjësve të Bashkisë së Tropojës të cilët ditën e sotme sulmuan KZAZ-të duke shkatërruar materialet zgjedhore.

Ai thotë se ata i dhanë përgjigjen farsës së varrhimësit të pluralizmit Edvin Kristaq Rama.

"Pershendetjet me te perzemerta kryengritesve fitimtar te Tropojes! Ju lumte! I dhane pergjigje shkaterrimtare farses se varrmihesit te pluralizmit Edvin Kristaq Mafia! Rama ik! Fitore! sb", shkruan Berisha.

Ora 21:14
Militantët i vënë flakën KZAZ-së/ Lleshaj: Asnjë dhunues nuk do t'i shpëtojë ligjit

1559212980_lleshajfoto.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas sulmeve të ndodhura në KZAZ nr. 3 në Shkodër. Ai thotë se kjo është një përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD dhe fton qytetarët të distancohen nga kjo ngjarje.

"Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.

Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve", shkruan Lleshaj.