Berisha e akuzoi si bandit drejtorin se pozoi me armë, reagon Bardh Tafa: Kam qenë 17 vite pjesë e FA, prokuroria të hetojë

Berisha e akuzoi si bandit drejtorin se pozoi me armë, reagon Bardh Tafa: Kam qenë 17 vite pjesë e FA, prokuroria të hetojë

Bardh Tafa, drejtor i Hetimit Tatimor në foton e publikuar nga Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet e “qytetarit dixhital”, në faqen e tij në Facebook. Ditën e sotme, Berisha publikoi një foto shoqëruar me një mesazh, ku sipas tij, drejtori i Hetimit Tatimor, Bardh Tafa, ka pozuar me armë dhe që sipas qytetarit dërgon inspektorët për t’ju vendosur gjoba bizneseve.

Postimi i Berishës:

“Nje bandit, delinkuent, drejtor i tatimeve i Norieges dhe Kakistokracise se tij!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Prsh Doktor!
Dua te denoncoi drejtorin e tatimeve me hajdut te edi rames. Ky eshte bardh mashtusiii sic e njeh gjithe tirana me mashtimet e tij. Bardh Tafa apo sic i flasin ndryshe bardhi me tepsi 5 mije euroshe po terorizon gjithe bisneset e fierit , vlores dhe beratit. Bisneset jane te frikesuara te denoncojne pasi ky moster qe ka mbeshtetjen direkt te kryeministrit dergon inspektoret per ti vene gjoba dhe ato bisnese qe nuk japim i percjell ne prokurori. Po mer lek gjithandej dhe nuk e ndal dot njeri!Ju lutem doktor postojeni pasi eshte bere tmer i jugut. Po na ben keq . Te bisnesi im mori 10 miloj leke. Mi mori me forc dhe presion. Eshte denoncuar disa here nga ana juaj po prap vazhdon tju mari lek bisneseve me force. Kane vendosur kriminelin drejtor!”

Fotoja e publikuar nga ish-kryeministri në FB, ku shihet drejtori i Hetimit Tatimor duke pozuar me armë

Por pak orë më vonë, vjen edhe reagimi nga vetë Tafa, i cili sërish me anë të një statusi në rrjetet sociale thotë se fotoja është shkrepur në një poligon, pasi siç thotë edhe vetë prej më shumë se 17 vitesh ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Ai shton se Berisha ka ngatërruar kontekstin dhe fton prokurorinë të marrë informacionin e saktë dhe të hetojë për akuzat e Berishës.

Reagimi i Tafës:

Unë kam qenë pjesë e Forcave të Armatosura prej 17 viteve AISM dhe kjo që shikoni ju është në një qitje para 4 viteve në poliglonin e Zallherit ku merrnin pjesë të gjithë civilët e AISM. Pas sqarimit te fotos, çka sigurisht është vetëm një sqarim për deputetin qe ndoshta nga mos dija ngatërron pa dashje kontekstin, besoj se ka shume rendësi të fokusohem tek akuza. Për rrjedhoje, ne cilësinë e personit qe ka dijeni, ftoj prokurorinë te marre nga deputeti Berisha informacionin mbi identitetin e akuzuesit për mitmarje dhe le t’i drejtohemi drejtësisë për këtë çështje. Unë ne vete te pare, akuzuesi dhe prodhuesi i lajmit publik, deputeti Berisha.

Pamjet e publikuara nga Tafa

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale