Berisha e akuzoi se është i blerë me pallate nga Rama, Kapllanaj: Flet për kompleksin e dhëndrit të tij! S’i beson as vetë ato që thotë

Akuzave të Sali Berishës se është i blerë me pallate nga Edi Rama, Agron Kapllanaj i është përgjigjur duke i thënë se mund ta ketë fjalën për kompleksin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Në një intervistë për Report Tv, u shpreh se demokratët kanë ngecur me ish kryeministrin, por nuk e cilëson si alternativë për PD.

Po ashtu i sugjeron ish-kryeministrit të reflektojë dhe të gjejë gjuhën e përbashkët me grupin e Alibeajt për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me kandidat të përbashkët. Ndër të tjera Kapllanaj shprehet se do të mungojë në protestën e 6 dhjetorit pasi nuk do të bëhet pjesë e turpit ndërsa në Tiranë vijnë liderët e BE.

“Ndoshta e ka fjalën për pallatet e dhëndrit të vet se nuk kam pallate. Unë nuk merrem me biznes. Sali Berisha sulmon cilindo që është kundër tij dhe mua më vjen keq për këtë por s'kam lidhje as me pallatet apo me ndonje biznes. Jam marrë e merrem me politikë. Gjithë akuzat e Sali Berishës janë për interes të vet, s'më interesojnë fjalët e tij.

Betejën e kemi dhe do e vijojmë me Edi Ramën. Unë jam mes mallakastriotëve. Deklaratat e Berishës nuk janë lajm. Këto janë lojëra politike. Më vjen keq që dëgjoj nga goja e një njeriu që ka pasur vlerësime maksimale ndaj meje. Ai vërtet i shpreh por si beson as vetë këto që thotë. Politika në Shqipëri kështu është, me sharje e fyerje që s’i bëjnë nder një force politike dhe as ne. Këto i bëjnë ato që i bëjnë shqiptarët të largohen. Në një anë kemi qeveri arrogante dhe nga ana tjetër s’kemi alternativë. Dhe ajo që del si Berisha nuk i bind shqiptarët për të ndryshuar ndonëse ka një pjesë të militantëve që e mbështesin.

I kuptoj se janë të zemëruar me Bashën sepse nuk i sollën në pushtet. Berisha nuk është në alternativë dhe më kanë thënë që s’kemi gjë në terezi me të por kemi ngecur se nuk kemi tjetër. Sa të jetë Berisha, kjo është e vështirë të ndodhë. Uroj të reflektojë. Por s’bëj fushatë kundër Berishës, por kundër Ramës”, tha Kapllanaj në 'Sot, live në Shqipëri' me Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu.

Ndër të tjera, u shpreh se vendimin për të kandiduar për Bashkinë e Mallakastrës e mori pas kërkesës nga qytetarët e thjeshtë. Ndonëse demokratët s’janë të bashkuar, shprehet se të gjithë duhet të bashkohen përballë Edi Ramës, jo të jenë të përçarë. Kapllanaj thekson se do të bëjë vetëm fushatë kundër kundërshtarit socialist, jo atij demokrat që vjen nga Rithemelimi.

“I kam thënë dhe epërsëris, s’kam garë brenda familjes time, vetëm me kundërshtarët politikë, të PS. Vendimi im për kandidimin në Mallakastër ka ardhur nga qytetarët e thjeshtë, për ata që për 4 vite e kanë ndjerë veten të braktisur. Dua të jem fitues përballë kandidatit të PS, jo kandidat brenda familjes time. Uroj që të gjejnë një zgjidhje për të mos i përçarë demokratët më shumë. Ka një mendim ndryshe, përplasje brenda dhe kjo është evidente e nuk mund ta mohoj. Të gjithë duhet të luftojmë kundër Edi Ramës. Të dy palët shigjetat i kanë te qeverisja. Përderisa bashkohen në një pikë për aksionin politik, besoj që do të arrijmë në një gjuhë edhe për daljen me kandidat të përbashkët në këto zgjedhje dhe të kemi mirëkuptim të plotë për të bashkuar demokratët”, tha Kapllanaj.

Agron Kapllanaj ka mbajtur më herë postin e kreut të bashkisë së Mallakastrës deri në vitin 2019. Ai është kandidati i parë i zyrtarizuar nga ana e partisë Demokratike sa i takon zgjedhjeve lokale të 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
Do i bashkohet Berishës në protestën e 6 dhjetorit? Kapllanaj: Nuk dua të bëhem pjesë e turpit! Të caktojnë datë tjetër

 

Agron Kapllanaj, i cili do të garojë nën siglën e PD për Bashkinë Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor. Në një intervistë për Report Tv, Kapllanaj u shpreh se nuk do të bëhet pjesë e turpit në një ditë që e cilëson ngjarje historike pasi në Tiranë do të mblidhen liderët europianë për samitin BE-Ballkani Perëndimor. 

“Nuk kam munguar në asnjë protestë. Ndoshta një pjesë e atyre që bredhin pas Berishës tani ndoshta s’kanë qenë më parë, por do të jem sa herë të duhet në protesta. Nuk do të jem në 6 dhjetor sepse nuk dua të bëhem pjesë e turpit. Ne presim në vend Samitin. Ndodh për herë të parë, është ngjarje historike. Nuk dua ta nxij faqen time dhe të protestoj, le të ketë një datë tjetër”, tha Kapllanaj.

Nga konferenca për mediat, Berisha tha se në orën 12:00 më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)